Ka nisur protesta në Shkodër kundër qeverisë për rritjen e taksave. Grumbullimi i njerëzve ka nisur disa minuta para mbërritjes së Ramës, ndërsa qytetarët dëgjohen duke thirrur “poshtë Edi Rama”. Po ashtu protestës pritet që t’i bashkohen dhe përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët janë shprehur kundër vendosjes së TVSH-së.
Gjatë ditës së sotme kryeminiastri Edi Rama ka parashikuar një vizitë në qytetin e Shkodrës. Vizita do të nisë nga ora 10 e ditës së sotme, po njëkohësisht me axhendën e kryeministrit është parashikuar që në Shkodër të mbahet dhe një protestë. Paraprakisht flitet se Rama mund ta anulojë vizitën, por bëhet e ditur se, në qytetin verior ndodhet një numër i madh civilësh dhe forcave special të mbërritur që në orët e para të mëngjesit nga Tirana.
Ditën e djeshme u ndërpre mësimi në Shkodër me urdhër nga lart për shkak të vizitës së Ramës ditën e shtunë. Shkak për ndërprerjen është rregullimi, pastrimi madje dhe asfaltimi i rrugëve ku do shkelë Kryeministri Edi Rama në qytetetin verior.
Drejtorët rajonalë dhe zyrtarët e qeverisë kanë marrë urdhër për të organizuar jo vetëm punonjësit e administratës por edhe nxnësit e shkollave për të pritur sa më mirë të parin e qeverisë.