Rama anullon vizitën në Shkodër nga frika e protestuesve

Mijëra qytetarë të Shkodrës janë hedhur në protestë kundër vizitës së kryeministrit Rama të paralajmëruar një ditë më parë. Qytetarët dëgjohen duke thirrur “poshtë Edi Rama”. Protestës i janë bashkuar dhe përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët janë shprehur kundër vendosjes së TVSH-së.
Vizita e Ramës ishte parashikuar të nisë nga ora 10:00 e ditës së sotme. Paraprakisht flitet se Rama mund ta anulojë vizitën për shkak të revoltës popullore ndaj tij
Axhenda e kryeministrit parashikonte
Ora 09:00 nisja nga Tirana.
Ora 10:30 Inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE.
Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla Industriale)
Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-në.
Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër.
Ora 14:30 dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez.

Shkodranët ekspozojnë patatet dhe vezët që kanë bërë gati për Ramën
Një i ri shkodran ka dalë sot të presë kryeministrin Edi Rama, i cili pritej të vizitonte një shkollë profesionale. I riu ka treguar para medias thasët me patate dhe kovën e mbushur me vezë si mjete sulmi kundër kryeministrit, i cili as nuk i përfilli gjatë javëve të vështira të përmbytjes.
Të rinjtë shkodranë janë bërë bashkë për të pritur kryeministrin me vezë e patate.
Por, siç duket kryeministri është trembur dhe ka anuluar vizitën e sotme.
Deputeti demokrat Bardh Spahia i është bashkuar të rinjve, të cilët të gjithë bashkë i kanë përcjellë një mesazh kryeministrit.
“Me të rnjtë e të rejat e Shkodërs të cilët tremben kryeministrin. I bëjmë thirrje të vijë të përballet me qytetarët dhe të mos trembet”, shprehet ndër të tjera Spahia.

Exit mobile version