Milan i çmendur, përmbys tabunë Sassuolo

Mes Milanit dhe Sassuolos u zhvillua një nga sfidat më të bukura të javës në Serinë A. Kuqezinjtë arritën të fitonin 4-3 me përmbysje, duke zhvilluar një pjesë të dytë vërtet spektakolare. Bonaventura shënoi i pari për vendasit në minutën e nëntë, por vetëm një minutë më pas Sassuolo reagoi me Plitanon.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë miqtë realizuan dy gola të njëpasnjëshëm me Acerbin dhe Pellegrinin. Gjithsesi kuqezinjtë gjetën forca për të reaguar me Baccan, Locatelin dhe në fund me Palletën, që realizoi golin e fitores.
Torino fitoi 2-1 me Fiorentinën me skuadrën vjollcë që rrëshket në pjesën e poshtme të tabelës. Falque i kaloi në avantazh vendasit në minutën e 15-të, ndërsa goli i Benassit në të 60-ën i dha goditjen përfundimare toskanëve, që gjithsesi arritën të ngushtonin diferencën me Babacar në të 84-ën.

Exit mobile version