Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaron se thasët masivë të parave blenë zgjedhjet e 25 qershorit. Ai tregon me fakte se si u blenë votat në zgjedhjet e dy javëve më parë. “Njerëzit në Vaqarr, në Pezë, në Paskuqan, në Kavajë, Golem, në Vorë, unë jam ballafaquar me grupe njerëzish që vinin në takimin e parë thoshin do të t’i japim votat ty dhe në takimin e dytë nuk vinin më. Në Vorë, njëri solli listën me 70 vota dhe më tha për para duhet dhënë. Edhe në Kavajë kërkuan para. Po kështu në Pezë Helms. Ky ishte një fenomen masiv. Kur arritën tek unë që jam parti modeste, imagjinoni çfarë ka ndodhur me partitë e tjera. Partitë e mëdha që kanë para dhe individë që kanë bërë para patjetër. Ata individë që i shikoni sot që nuk përfaqësojnë subjekte politike janë në Parlament se janë thasët e parave. Unë nuk kam para. Ky është fenomen masiv. Imagjinoni se çfarë ndodhi në Dibër. Një person komandon gjithë Dibrën për paratë që ka. Një njeri i merr votat gjithë Dibrës”, tha Milo në një intervistë për gazetarin Dritan Hila. Milo i referohet asaj që ndodhi me Tom Doshin në Shkodër, i cili kandidoi nën siglën e Partisë Social Demokrate, ndërsa e cilëson këtë fenomen si degjenerimin e politikës shqiptare. “Tom Doshi zgjodhi Partinë Social Demokrate dhe fitoi, ndërkohë që PSD nuk ka as 1 mijë vota. Ose Qifen në Elbasan. Njerëzit nuk i duan intelektualët. Ky është degjenerim i politikës shqiptare. Ku është ideologjia e majtë këtu? Ku është ideologjia e djathtë këtu? Tashmë njerëzit thjesht shiten si gjëja e gjallë”, tha Milo.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Rama dhe Berisha nuk kanë më ça të japin. Do...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në intervistën për Euronews Albania, foli edhe për lirimin e Sali Berishës që sipas tij është pjesë...