Mirela Karabina: Me rrënjë në Elbasan dhe zemër për Shqipërinë e të rinjve

Në një kohë kur politika shpesh perceptohet si e largët dhe e ftohtë, kandidatura e Mirela Karabinës në qarkun e Elbasanit vjen si një ftesë e sinqertë për besim dhe bashkëpunim. E lindur dhe rritur në Elbasan, Karabina mbart me vete jo vetëm rrënjët e këtij qyteti, por edhe një përvojë të gjatë e të vyer në arsim.

Nga një mësuese e përkushtuar në Belsh deri te një pedagoge e Shkencave të Edukimit, ajo sjell në politikën aktive jo vetëm njohuri dhe përvojë, por edhe një ndjeshmëri të thellë ndaj sfidave reale të qytetarëve. Kauzat e saj janë të qarta: arsimi cilësor, mbrojtja e pronës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe historike.

“Nuk dua që Shqipëria të mbetet vetëm një stacion tranziti për të rinjtë që largohen çdo ditë,” — shkruan ajo në mesazhin e saj publik. “Dua që ata të jetojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendin e tyre.”

Në një kohë kur shumë të rinj shohin emigracionin si të vetmen rrugë, Karabina bën një thirrje për ndryshim, për zhvillim lokal të vërtetë dhe për meritokraci. Ajo nuk ofron fjalë të mëdha, por premton përkushtim të sinqertë dhe të palëkundur ndaj njerëzve.

Pikat kryesore të angazhimit të saj si deputete përfshijnë:

Luftë për arsim cilësor dhe mundësi për të rinjtë;

Barazi, dinjitet dhe sistem me meritokraci;

Zhvillim lokal që sjell punësim dhe shpresë.

Ky është një mesazh i qartë: politika mund të jetë njerëzore, kur buron nga përvoja, nga shërbimi dhe nga dëshira për të parë të rinjtë e vendit të qëndrojnë, të ndërtojnë dhe të lulëzojnë në atdhe.

Postimi i plotë i Mirela Karabinës:

Unë jam Mirela Karabina.
Kam lindur, rritur dhe edukuar në Elbasan.
Karrierën e kam filluar si mësuese në Belsh dhe sot jam pedagoge e Shkencave të Edukimit.
Karriera ime profesionale është përkushtimi për arsimin dhe edukimin, si dhe në mbrojtje të kauzave për mbrojtjen e pronës, ruajtjen e trashëgimisë dhe historisë.

Kam hyrë në politikën aktive sepse nuk dua të shoh më njerëz që humbin shpresën.
Nuk dua që Shqipëria të mbetet vetëm një stacion tranziti për të rinjtë që largohen çdo ditë.
Dua që ata të jetojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendin e tyre.

Si deputete, do të jem zëri juaj në Kuvend:

Do të luftoj për arsim cilësor dhe mundësi për të rinjtë.

Për barazi, dinjitet dhe meritokraci.

Për zhvillim lokal të vërtetë, që sjell punësim dhe shpresë.

Nuk premtoj fjalë të mëdha. Premtoj përkushtim maksimal të sinqertë në shërbim të njerëzve.

Unë besoj te Shqipëria.
Besoj se ne mund ta ndryshojmë këtë vend së bashku, ta bëjmë të dëshirueshëm për të rinjtë dhe fëmijët tanë.

Jam Mirela Karabina, dhe ju ftoj të besoni bashkë me mua.

#BesoTeShqiperia
#KoalicioniEuroatlantik
#MirelaKarabina
#shqipëriameritonmëshumë
#fyp #fypppp #fypage #fypagee #fypシ #fypツ #fypシ

Exit mobile version