Data 24 dhjetor 2024 premton të jetë një moment i jashtëzakonshëm në historinë e eksplorimit të hapësirës. Sonda diellore Parker e NASA-s, një mision i nisur në vitin 2018, është gati t’i afrohet Diellit në një afërsi të paprecedentë prej 6.1 milionë kilometrash, duke arritur një shpejtësi rekord prej 195 km/s.
Shkencëtarët e kanë krahasuar këtë ngjarje me rëndësinë e jashtëzakonshme të uljes në Hënë në vitit 1969.
“Ne në thelb jemi pothuajse duke u ulur në një yll. Kjo do të jetë një arritje monumentale për të gjithë njerëzimin. Kjo është e barabartë me uljen në Hënë të vitit 1969,” tha shkencëtari i Laboratorit të Fizikës së Aplikuar të Universitetit Johns Hopkins për BBC Neës.
Shpejtësia e Parker-it do të vijë nga tërheqja e madhe gravitacionale që ndjen kur bie drejt Diellit. Do të jetë e ngjashme me fluturimin nga Nju Jorku në Londër në më pak se 30 sekonda.
Sonda diellore Parker e agjencisë amerikane të hapësirës është një nga misionet më të guximshme të konceptuara ndonjëherë.
I nisur në vitin 2018, ai synon të bëjë kalime të përsëritura dhe gjithnjë e më të afërta të Diellit. Manovra e fundit e vitit 2024 do ta çojë Parkerin në vetëm 4% të distancës Diell-Tokë (149 milionë km/).
Misioni synon të gërmojë në karakteristikat enigmatike të Diellit më thellë se kurrë më parë. Fokusi i këtij eksplorimi është korona, atmosfera e jashtme e Diellit, e cila ka qenë një burim i enigmave intriguese shkencore, si mbinxehja e saj dhe përshpejtimi i grimcave të ngarkuara në një erë diellore supersonike.