Misioni i SHBA në OSBE: Krimi elektoral tashmë i provuar, blerje votash, kriminelë, manipulime…

Ky është qëndrimi zyrtar i Misionit të SHBA në OSBE për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
“Shitblerja e votes, perdorimi kriminal i financave te shtetit dhe te administrates shteterore, perdorimi kriminal i te dhenave personale, mijra punesime ne dhunim te ligjit, manipulimi ne shkalle kombetare, perjashtimi nga votimi i mijra qytetareve shqiptare ne Greqi,votimi i shumefishte, flete votimi me shume se votues,manipulimi i materialeve zgjedhore jane krime zgjedhore tashme te provuara boterisht.
Po risjell edhe nje here shqetesimet e renda te SHBA per 25 prillin.

Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli qe ne 7 maj me një deklaratë teper të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi :

“SHBA vëren se gjetjet e misionit vëzhgues të OSBE tregojnë se partia në pushtet ka pasur avantazhe domethënëse nga pushteti i saj, përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.
Ne gjithashtu vërejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave, që mbetet ende një problem, dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve.
SHBA ngul këmbë që organet e hetimit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ që ka shkelur ligjin apo që ka ndaluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të investiguar krimet elektorale,” theksoi ne deklaratën e vet ambasadorja e SHBA në Misionin amerikan në OSBE.

Artikulli paraprakBasha denoncon faktin tronditës: Banditët detyruan ambasadoren të largohej pasi morën peng të riun në sy të saj për vota
Artikulli tjetërDebatet në KAS/ Përfaqësuesi ligjor i PD zbërthen skemën e votimit të shumëfishtë