Miza “ushtari i zi”! Fermeri në Elbasan e rrit vetë insektin që përdoret si ushqim për kafshët

Mirush Eshja nga fshati Jagodinë i Elbasanit ka zgjedhur të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri duke sjellë një investim i cili njihet shumë pak në vend.

Ai ka nisur investimin për mbarështimin e insektit i quajtur ushtari i zi. Insekti i cili ushqehet me mbetjet organike, më pas përdoret si ushqim bio për gjitarët, shpendët apo peshqit duke u dhënë atyre një sasi të madhe proteinash.

Mbarështimi i këtij insekti është i njohur gjerësisht në vendet aziatike, ndërsa së fundmi po investohet gjerësisht edhe në Europë si një biznes mjaft fitimprurës. Por në nisje të këtij investimi fermeri ka nevojë për mbështetje.

Mbarështimi i Black Soldier Fly ka disa anë pozitive, ushqimi bio për kafshët e për rrjedhojë edhe për njeriun, pastrimi i mjedisit nga mbetjet dhe rritje ekonomike për fermerët./ Top Channel

Exit mobile version