Momenti i së vërtetës për Italinë e Spaletit, test pjekurie kundër Gjermanisë

Është e lehtë të bëhet ironi me Ligën e Kombeve, duke harruar se ky turne që lidh Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës është tani qendra për të aspiruar rezultate të shkëlqyera. Dhe pak ekipe të mëdha si Italia kanë nevojë dëshpërimisht për rezultate të mëdha.

Midis shtatorit dhe nëntorit, grupi mjaft i komplikuar, me Francën, Belgjikën dhe Izraelin, i riktheu entuziazmin dhe besueshmërinë një Italie që kishte dalë e shkërmoqur nga Kampionatin Evropian në Gjermani. Asokohe gabimet kishin qenë kolektive, Spaleti tepër kërkues, lojtarë jashtë formës ose jo shumë të interesuar për të ndjekur trajnerin. Për fat të mirë, ciklet në futbollin modern hapen dhe mbyllen me shpejtësi që dikur ishin të pamendueshme. Tani gjithçka ka nisur nga e para për “Axurrët”, me zgjedhje të vështira dhe përfundimtare. Por tani nevojiten konfirmime.

BOTËRORI SI SYNIM – Nga Liga e Kombeve lindi Italia e re që ka një synim thelbësor afatgjatë, Botërorin 2026 pas dy mbetjesh jashtë, por më parë duhet kaluar çerekfinalja me Gjermaninë. Sfidë vendimtare për të shkuar në “Final 4”, që do të luhet në Torino dhe për të “zgjedhur” grupin kualifikues për Kanada-SHBA-Meksikë 2026. Megjithatë, bilanci i përgjithshëm mbetet shumë pozitiv. Së fundmi është parë një Itali tjetër që, fiton apo jo, tregon karakter, qëndrim të duhur dhe lojë.

Nuk ishte e thënë. Karakteri u shfaq menjëherë kur, kundër Francës, u gjend një gol më pak pas rreth dhjetë sekondash për shkak të një gabimi të rëndë. Mund të ishte fundosur dhe sot italianët do të ishin të eliminuar, por tani Botërori duket si objektiv minimal.

PENGESA GJERMANE – Por tani është Gjermania, që vjen nga një Ligë Kombesh e shkëlqyer, me lojtarë të rinj në zhvillim, të shpejtë, të lehtë, dominues. Tre sulmuesit kryesorë (Havertz, Virtz, Fylkrug) janë jashtë, por vendësit janë favoritë në “San Siro” (për ndeshjen e parë) e Dortmundi për sfidën e kthimit. Më mirë për “Axurrët” që nuk janë favoritë, me dritat jo plotësisht të fikura, por pothuajse. ItaliGjermani nuk është një “çerekfinale” e thjeshtë në Ligën e Kombeve, ku më shumë se humbja mund të ndikojë mënyra për secilën nga skuadrat.

Prej kohësh, Italinë nuk e trajtojnë më si kombëtaren që të gjithë donin ta shmangnin. Kjo Ligë Kombesh është një mundësi e shkëlqyer për të kuptuar nëse dhe sa të fortë janë djemtë e Spaletit dhe për të shkundur fatalizmin që karakterizon sportdashësit në Gadishullin Apenin. Luhatjet e Europianit duken sikur janë fshirë. Tani ecuria bëhet e vështirë dhe është koha për të kuptuar vlerën e Italisë.

Exit mobile version