Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka nisur një hetim kryesisht (ex-officio) ndaj gazetarit Ilir Yzeiri., pas pretendimeve për përdorimin e gjuhës me konotacion denigrues ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Engert Pëllumbi
Sipas njoftimit zyrtar, Komisioneri është sinjalizuar për këtë rast përmes mediave dhe ka vepruar pas nxitjes në platformat e rrjeteve sociale, konkretisht nga “Diaspora për Shqipërinë”. Hetimi do të vijojë sipas të gjitha parashikimeve ligjore.
KMD thekson se tejkalimi i lirisë së shprehjes përmes përdorimit të gjuhës diskriminuese në media online dhe rrjete sociale nuk ndihmon në zhvillimin e një debati konstruktiv dhe të arsyeshëm në shoqëri.“Gjuha e urrejtjes është çdo formë e shprehjes në publik, me çdo mjet, e promovimit, nxitjes së denigrimit, urrejtjes ose shpifjes, çdo shqetësim, fyerje, stereotip negativ, stigmatizim ose kërcënim ndaj një personi ose grupi personash, si dhe çdo justifikim i të gjitha formave të shprehjes e bazuar në shkaqe diskriminimi. (Ligji nr Nr. 10 221/2010)”, lexohet në njoftim.
Në këtë kontekst, KMD u bën thirrje botuesve dhe drejtuesve të mediave online të respektojnë kodin e etikës dhe kuadrin ligjor që mbron dinjitetin e njeriut.
Gazetari Yzeiri ka edhe precedentë për këto sjellje kur sulmoi nga gazeta Shekulli ambasadorin amerikan Arvizu si “kinezëri”, dhe ambasada e SHBA nxori një deklerata ku ndërpriste çdo marrëdhënie me këtë media.
Postimi