Mori medaljen e argjendtë në “Paris 2024”, Distria Krasniqi: Rrugëtim me sakrifica, krenare për vendin tim

Distria Krasniqi fitoi medaljen e saj të dytë olimpike në karrierë, teksa mori të argjendtën në “Paris 2024”, pasi të artës në “Tokio 2022”.

 

Xhudistja kosovare është rikthyer të komentojë këtë arritje të madhe, teksa ka folur për rrugëtimin e saj dhe gjithçka që ka dhënë për të mbërritur deri këtu.

“Ky rrugëtim ka qenë me sakrifica te panumërta, punë dhe përkushtim por gjithçka ja vlejti në fund. Jam shume krenare që përfaqësoj vendin tim dhe të sjell këtë arritje të jashtëzakonshme në Kosovë”, shkruan Distria në një postim të bërë pak ditë pas suksesit në “Paris 2024”.

Xhudistja dardane ka falënderuar më pas trajnerin Driton Kuka dhe gjithë mbështetësit e saj: “Një falënderim i madh për trajnerin tim të mrekullueshëm, ekipin, familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe besimin në mua. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse. Kjo medalje e argjendtë është e veçantë pasi është medalja ime e dytë Olimpike, e para në ‘Tokio 2020’ e fituar ne një kategori tjetër. Jam shumë e lumtur që arrita në finalen olimpike edhe një herë dhe mirënjohëse për mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm”, shkruan Krasniqi.

Exit mobile version