Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK që është zhvilluar në disa qytete, por me fokus në Elbasan. Mësohet se është caktuar një masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe zv. Drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.
Mësohet se ky operacion është një gërshetim mes operacionit “Plumbi i Artë” dhe zbërthimet nga aplikacioni Sky Ecc.
Po ashtu GJKKO ka lëshuar masë sigurie edhe për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja, njohur ndryshe si “Dari i Elbasanit”.
Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste. Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.