Mos bëni viktimën

Eduart HALIMI

Çështja e mandateve të deputetëve, të cilët akuzohen nga opozita se kanë abuzuar me fondet publike nuk është e re. Ne e kemi diskutuar kërkesën tonë në Komisionin e Mandateve dhe në këtë komision mazhoranca në mënyrë unanime rrëzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin në Gjykatën Kushtetuese. Erdhi në Parlament u mblodhëm, mazhoranca e gjitha refuzoi dhe rrëzoi kërkesën e PD. Doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e deputetit Kokëdhima, të cilin po ashtu  ju e kishit refuzuar kohë më parë dhe po në atë vendim, Gjykata Kushtetuese shtronte pyetjen çfarë ndodh, jo vetëm për rastin Kokëdhima, por çfarë ndodh në rastet, kur deputeti akuzohet që ka fituar fonde publike dhe mazhoranca e kryeministri ia fsheh. Si përgjigje të kësaj pyetje, Gjykata Kushtetuese thotë: Në të gjitha rastet, për të gjithë deputetët, majtas-djathtas kudo qofshin, për të gjithë deputetët ka vetëm një gjykatë, ka vetëm një organ të drejtën ekskluzive për ta shqyrtuar, dhe kjo është Gjykata Kushtetuese. Tani, ju keni marrë dy vendime në thyerje të rëndë të Kushtetutës dhe nuk ua kemi thënë ne këtë. Ua ka thënë Gjykata Kushtetuese. Kishit marrë tre, për Koço Kokëdhimën për Valentina Leskaj dhe për Rakip Sulin. Keni marrë tre vendime antikushtetuese. Për njërin e korigjuat, ndryshuat vendimin dhe e çuat kërkesën në Gjykatën Kushtetuese. Të njëjtën procedurë duhej të kishte ndjekur Parlamenti edhe për dy rastet e tjera. A e kemi ngritur ne kur shqyrtuam rastin  Kokëdhima në Komisionin e Mandateve që prit se kemi dhe mandatet e tjera dhe ju nuk e bëtë, e rrëzuat? Eshtë kështu apo jo? E pra, keni shkelur Kushtetutën. Keni shkelur Kushtetutën dhe mos vini këtu tani të bëni viktimën. Pse bëni viktimën, pse e bëni zotërinj deputetë. Viktima nuk jeni ju më falni, por viktimë këtu janë qytetarët se qytetarët pretendojnë se u është grabitur prona. Paratë e qytetarëve janë ato. Pse bëni viktimën tani këtu sikur po bëhet ndonjë ndëshkim. Jo. jo, nuk po ndëshkohet njeri. Ne pretendojme se ju keni shkelur Kushtetutën, duke përfituar një koncesion apo duke marrë para publike të qytetarëve, jo tonat, por të qytetarëve.  Dhe këtu, viktimat janë qytetarët dhe jo deputetët. Dhe këtu ka vetëm një rrugë, ju zgjateni sa të doni, zvarriteni, por ka një gjë që nuk e shpëtoni dot.  Çështja e ekzekutimit një më një, gërmë për gërmë, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kushtetutës. Dhe nuk ka absolutisht asnjë arsye as për ta çuar nesër as pasnesër, as të hënën dhe as të mërkurën, sepse kjo çështje është shumë e qartë, është shumë e qartë për 140 deputetë këtu, është shumë e qartë për të gjithë qytetarët se çdo deputet që dyshohet se ka përfituar fonde publike gjatë kohës që ka veshur kostumin e deputetit në emër të tij apo familjarëve, ai duhet të shkojë për gjykim në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk jemi gjykatë, ne nuk e ndajmë dot nëse e kanë shkelur apo nuk e kanë shkelur ligjin, nëse e kanë bërë në përputhje apo jo këtë gjë. I vetmi organ që e ka të drejtën ekskluzive është Gjykata Kushtetuese. Keni marrë tre vendime antikushtetuese, njërin e korrigjuat, korrigjoni edhe dy vendimet e tjera në mënyrë që të ecim dhe me proceset e tjera përfshirë edhe Komisionin për Reformën në Drejtësi,  për të cilin kemi kaq kohë që presim të ekzekutoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Exit mobile version