“Mrekullia” amerikane në gjimnastikë

Simone Biles është thjesht një mrekulli në gjimastikën artistike. 19-vjeçarja amerikane, pas suksesit në skuadër, triumfoi edhe në All Around, duke qenë superiore ndaj të gjitha rivaleve të saj. Me një total prej 62.198 pikësh ajo u rendit e para për medaljen e artë, ndërsa medalja e argjendtë shkoi për bashkëkombasen e saj Alexandra Raisman, medaljen e bronztë e fitoi rusja Alyja Mustafina.
Lukas Krpalek i dhuroi Çekisë medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri 100 kg. Në sfidën finale mposhti me ippon azerin Elmar Gasimov, duke i dhuruar medaljen e parë të artë vendit të tij në këtë sport.
Po në xhudo në kategorinë deri 78 kg për femra triumfoi amerikania Kayla Harrison, e cila kaloi në finale francezen Audrey Tcheumeo. Harrison u bë amerikania e parë që arrin të mbrojë medaljen e artë në olimpiadë me sportin e xhudos.
Në hark triumfoi koreanojugorja Chang Heyjin, ndërsa medalja e Argjendtë shkoi për Lisa Unruh të Gjermanisë. Në vendin e tretë për medaljen e bronztë e përfundoi garën Ki Bobae e Koresë së Jugut.
Në kayak për femra triumfoi Maialen Chaourrabaut e Spanjës, e cila la pas Luuka Jones të Zelandës së Re dhe Jessica Fox të Australisë. Në kanoe dyshe për meshkuj medaljen e artë e fituan dy kushërinjtë sllovakë Ladislav dhe Peter Skandar.

Exit mobile version