Mungonte avokati i Henrik Hoxhajt, shtyhet seanca gjyqësore për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”

Seanca gjyqësore për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” është shtyrë për në datën 8 prill.

Burime bëjnë  me dije se seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të Henrik Hoxhajt.

Kujtojmë se gjate muajit Mars janë zhvilluar një sërë seancash në të cilat ka dëshmuar i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Nuredin Dumani ka treguar detaje nga vrasjet dhe bashkëpunimet e tij me njerëz të botës së krimit.

Exit mobile version