Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë

NGA NAMIR LAPARDHAJA

 

Aleancat politike në Shqipëri kanë pasur shpesh natyrë të paparashikueshme, por asnjëra nuk ka qenë më kontradiktore dhe më absurde se ajo mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Kjo aleancë, e nënshkruar më 1 prill 2013, u pa fillimisht si një bashkim pragmatik për të larguar nga pushteti Berishën, megjithatë koha tregoi se ky bashkim politik u kthye në një faktor destruktiv që, në vend që të ndërtonte një Shqipëri më të mirë, thelloi krizën institucionale, polarizoi shoqërinë dhe minoi besimin tek politika.

Kjo aleancë që dukej strategjike për të ardhmen e vendit, u kthye në një mjet të pastër për ndarjen e pushtetit. LSI mori në dorë sektorë kyç të ekonomisë dhe administratës, duke thelluar klientelizmin dhe duke krijuar një sistem që favorizonte interesa të ngushta politike dhe ekonomike. Ajo shkatërroi administratën dhe krijoi modelin më të keq të mënyrës së bëri politik. Nga ana tjetër, Rama e përdori LSI-në, për të kaluar të gjitha ligjet që donte, për ta bërë atë në atë ardhmen, thuajse, të pathyeshëm në pushtet, duke kontrolluar gjithçka.

Pas disa viteve bashkëqeverisjeje, raportet mes Ramës dhe Metës u përkeqësuan, por dëmi që i bën vendit dhe shtetit të së drejtës, është i pariparueshëm.

Gjatë qeverisjes së tyre, institucionet u dobësuan dhe ekonomia u kap edhe më shumë nga klientët e qeverisë.

Aleanca e 1 Prillit jo vetëm që nuk e ndryshoi Shqipërinë në drejtimin e duhur, por e shtyu edhe më thellë në krizë politike dhe ekonomike.

Historia e kësaj aleance është një mësim për të gjithë: kur politika bëhet vetëm për pushtet dhe jo për qytetarët, rezultati i saj nuk mund të jetë tjetër veçse zhbërja e shtetit dhe humbja e shpresës për një të ardhme më të mirë.

Exit mobile version