Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se qeveria është duke e mbajtur premtimin për zhvillim ekonomik. Duke folur për aprovimin e Ligjit për Trepçën, Investimet Strategjike, si dhe Ligjin për Veteranët, kreu i ekzekutivit, përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojnë me operacionalizimin e investimit në TC Kosova e Re, prej një miliard euro. “Shpejt do të fillojmë me operacionalizimin e investimit në TC Kosova e Re, prej rreth një miliard euro. Do të gjejmë edhe investitorë për Brezovicën. Po e zbatojmë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim dhe Axhendën e Reformave Evropiane. Të gjithë, me përgjegjësi, po e bëjnë punën e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa. “Qeveria po e mban premtimin për zhvillim ekonomik. Dy vite të këtij mandati i shënuam me rritje të lartë dhe të qëndrueshme ekonomike, me ulje të papunësisë së përgjithshme, me fuqizim të sektorit privat të ekonomisë. Aprovuam Ligjin për Trepçën, Ligjin për Investime Strategjike, e kaluam fazën e parë të reformave fiskale dhe po e përmbyllim shumë shpejtë fazën e dytë të këtyre reformave. Siguruam ndryshimet e Ligjit për Veteranët dhe plotësuam kërkesat për vazhdim në programin e FMN-së. Shpejt do të fillojmë me operacionalizimin e investimit në TC Kosova e Re, prej rreth një miliard euro. Do të gjejmë edhe investitor për Brezovicën. Po e zbatojmë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim dhe Axhendën e Reformave Evropiane. Të gjithë, me përgjegjësi, po e bëjnë punën e tyre. E gjithë kjo siguron një rritje të fuqishme ekonomike sidomos në vitet në vijim. Duhet t’u gëzohemi sukseseve tona, por të synojmë edhe më shumë”.
Kryesore
Continue to the category“Projektligji për pensionet duhet të ketë efekt prapaveprues”, Alfrida Marku: Nisma...
Anëtarja e Kryesisë e Demokratëve Euroatlantikë, Alfrida Marku, ka kritikuar projektligjin e propozuar për njohjen e viteve të punës në ish kooperativat dhe ndërmarrjet...