Mustafi arrin akordin me Arsenalin

Do të jenë dy shqiptarët që sezonin e ardhshëm do të luajnë me Arsenalin edhe pse asnjëri prej tyre nuk përfaqëson Shqipërinë në rang kombëtaresh. Pas transferimit të Granit Xhakës këtë verë, është Shkodran Mustafi ai që mund të konsiderohet si blerja më e re e skuadrës së drejtuar nga Arsene Wenger. Lajmi vjen nga Gjermania ku rrjeti “SkySport” ka bërë të ditur se është arritur akordi mes anglezëve, Valencias dhe vetë mbrojtësit. Akordi besohet se është arritur në këmbim të shumës së 30 milionë eurove për kartonin e Shkodran Mustafit që pritet dëshpërimisht te Topçinjtë për t’i dhënë fund krizës së skuadrës angleze në mbrojtje.
Media të ndryshme britanike bëjnë të ditur se Arsenali po kërkon ta marrë Musfatin para se të përballet me Liverpoolin në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier League këtë të dielë. Topçinjtë duan ta federojnë 24-vjeçarin sa më shpejt në mënyrë që ai të zbresë në fushë për t’u përballur me skuadrën e Jurgen Klopp.

Exit mobile version