Mziu: Kabinën elektrike e ka “zënë hashashi” i mbjellë nga OSHEE dhe vaditur nga Ujësjellësi

Nga Xhelal MZIU

Bashkëpunimi i shkëlqyer OSHEE & Qeveri në korrupsion!

Bashkëpunim i shkëlqyer OSHEE & Hashash & Qeveri & Ujësjellës, në kultivimin e Canabis sativa!

Sot në seancë parlamentare midis të tjerave u fol për korrupsionin në OSHEE, për të punësuarit e saj patronazhist, por dhe për gjëndjen e vështirë të infrastrukturës energjetike në këtë qark, ku rilindja nuk ka bërë asnjë investim në këto 8 vite!

Midis shumë fotove denoncuese të infrastrukturës energjetike, u bë dhe një foto e një gabine elektrike në kushte skandaloze dhe rrezik për qytetarët se mos i zinte korenti!

Por në këtë foto 👇 tregohet qartë që është rrethuar nga hashashi në kulmin e prodhimit të tij.

Dhe unë i kërkova mazhorancës të ndërhyjë sa më shpejt se “Gabinën Elektrike” e ka “zënë hashashi”!

Ky është një bashkpunim i shkëlqyer i OSHEE me qeverinë në korrupsion dhe blerje votash, por dhe në bashkëpunimin i OSHEE dhe Ujësjellësit me hashashin, dhe kultivimin e tij!

Ja fotot, por disponoj dhe videon e sal.

1 27

 

Exit mobile version