OSHEE, kompani kampione e patronazhistëve

Nga Lefter GESHTENJA

Fjala në Kuvend

Të nderuar qytetarë,
Kjo salle është bërë shume shpesh simbol i betejave të ashpra politike, dhe shumë pak herë e zgjidhjeve për mirëqënien e qytetarëve që Ne përfaqësojmë.

Meqënëse sot kerkohet miratimi i Projekt ligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-së për reagimin ndaj krizës së pandemisë Covid-19”, po e nis me investimet ne energji OSHEE.

Sipas relacionit te paraqitur ne komisionin e Veprimtarise Prodhuese thuhet që; Projektligji i mundëson Republikës së Shqipërisë marrjen e një huaje me kushte të favorshme nga BERZH-i, për të mbështetur kompaninë OSHEE Group, sh.a., në vlerën 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) euro. Shoqëria OSHEE gjatë vitit 2020 është përballur jo vetëm me situatën e thatësirës së jashtëzakonshme, por kësaj situate iu shtua dhe situata e Covid-19, e cila pati efekte shtesë negative në financat e OSHEE Group, sh.a.-së, duke e përballur shoqërinë me një situatë të paimagjinueshme më parë. Qe ne fakt sipas mendimit tim kjo nuk eshte e vertete, pasi vete tregusit financiar te kompanise nuk e thone nje gje te tille, sipas informacionit zyrtar te OSHEE niveli I arketimeve per vitin 2020 kane qene ne nivelin 64.7 miliarde leke , nderkohe per 2019 67.8 dhe per 2018 65. 4 miliard, arsyeja pse situata ne oshee eshte e tille vjen nga keqmenaxhimi kesaj kompanie.

OSHEE është kompania kampione e patronazhistëve, pasi ne kete ekip gjejme te gjithe lojtaret patronazhiste, nga me I thjeshte lexuesi sahatit deri te kapo gjigandi mbreti, administratori I pergjithshem, OSHE ja eshte institucioni ku komisioni hetimor I 25 prillit do te na zbuloje xhevahire.

Ne fakt Misioni dhe Prioritetet Strategjike i kesaj Shoqerie duhet te ishte:
• Përmbushja e kërkesave të konsumatorëve me furnizim të pandërprerë dhe cilësor me energji elektrike nëpërmjet një shërbimi efikas dhe modern.
• Forcimi i marrëdhënieve me konsumatorët dhe me partneret publikë e private.
• Arritja e performancës solide financiare.
• Konsolidimi i besueshmërisë së kompanisë në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
• Integriteti.
• Përkushtimi dhe përgjegjshmëria duhet te ishin shtyllat kryesore për realizimin e misionit.

Pyetja qe kam per kryeministrin eshte perse OSHEE eshte I vetmi institucion qe prej 8 vjetesh vazhdon procedurat e prokurimit public me variantin me celsa ne dore si me qene ne kohe emergjence, nje procedure qe le hapsira per abuzim me fondet publike, perse nuk aplikon procedurat me cmime njesi si ne cdo institucion tjeter, pra me projekte dhe preventiva te sakta ?A nuk mjaftojne 8 vite per te hartuar projekte te sakta, per cfare arsye ndiqet kjo lloj procedure?? Ju mungon stafi apo mungojne kompanite projektues per te hartuar projekte te sakta?

Shqetsimi im eshte se si do te perdoren keto fonde , si do te menaxhohen nga OSHE ja, kush do ta shlyej kete kredi, pasi treguesit financiar nder vite per kete kompani jane negative, mjafton te shohesh raportin e KLSH.

Mund të duket ironike, por banorët më të varfër janë paguesit me të rregullt të energjisë elektrike. Por rrjeti që furnizohen është akoma i viteve 80, me shtylla druri te kohes se merhumit, ç’ka shpesh ata lihen në errësirë nga avaritë e shumta,

Edhe pse qarku I Elbasanit eshte nder qarqet me te varfera ne vecanti Librazhdi dhe Prenjasi jane paguesit me te rregullt te energjise elektrike. Me besoni qe pensionistet apo perfituesit e ndihmes ekonomike me pare paguajne energjine se sa marrin ushqime apo ilace.

Unë personalisht nuk e kam luksin të humbas mes batutash politike. Zona që përfaqësoj, Librazhdi dhe Prrenjasi, janë nga zonat më të varfëra të vendit dhe kurrsesi s’mund t’ia lejoja vetes të dal mbi nevojën e madhe që kanë banorët për mundësi dhe për mirëqënie.

Në fakt, është e vështirë t’ia nisësh nga një problem i vetëm. Sepse në Librazhd përballesh vetëm me probleme.

Dhe fakti më i rëndë është se qeveria është dorëzuar para tyre.

Personalisht u angazhova javën e kaluar në ndihmë të banorëve të lagjes Gropa në Skroskë, të cilët ishin izoluar për 1 kilometër rrugë. Rruga u shtrua dhe nivelua me çakull ç’ka do u lehtësojë jetën për dimrin që po afron.

E përmenda këtë shembull për të treguar se kur ka dëshirë, punët dhe detyrimet e qeverisë apo pushtetit lokal mund të kryhen fare lehtësisht.

Por nga ta nisim më parë? Nga infrastruktura, ujesjellsat apo energjia?

Të nderuar deputetë

Në mbyllje të kësaj fjale, do të kërkoja mbështetjen tuaj, pasi shumë prej jush përfaqësoni zona të varfëra, që të diskutojmë realisht për politika reale zhvillimi.

Nëse do vijohet me beteja të kota politike, të jeni të bindur, se herës tjetër qytetarët do t’ju ndërshkojnë me votë.
Ju faleminderit!

Exit mobile version