“Na ktheni fëmijët se u degdisën jashtë dhe jemi me ju!”

Drejtuesja politike e PD për Kavajën, Grida Duma ka zhvilluar një takim sot në Lekaj. Duma shkruan në një postim në Facebook se, Lekaj është një nga zonat më të pasura me varfëri më të madhe. “Na ktheni fëmijët se koha jonë iku”, thonë banorët.

Postimi i plotë

“Na ktheni fëmijët se u degdisën jashtë dhe jemi me ju!”

Në Lekaj me qytetarë që janë lënë jashtë çdo kujdesi!

Një nga zonat më të pasura me varfëri më të madhe. Subvencionet në bujqësi jepen për dy veta dhe të tjerët janë në mëshirë të fatit dhe fati ja degdis fëmijët jashtë vendit.

Na ktheni fëmijët se koha jonë iku thonë.

Shqipëria po zvarritet në baltë e fëmijët po na marrin rrugën se askush nuk të lë të punosh!

2 56

Exit mobile version