Janë nxjerrë nga lumi dy elektricistët që humbën jetën nga një aksident automobilistik në fshatin “Asim Zenelaj”, Gjirokastër.
Selfo Kalla dhe Ismet Karaj po udhëtonin në orët e para të mëngjesit me një makinë të OSHEE, kur ranë nga ura e fshatit dhe përfunduan në rrjedhën e fortë të lumit Drino.
Elektriçistët ishin nisur për të rregulluar një defekt në linjat e tensionit të zonës. Besohet se shkak i aksidentit tragjik kanë qënë ngricat në rrugë dhe pakujdesia.
Policia ndodhet ende në vendngjarje, sakaq mësohet se trupat e pajetë janë nxjerrë nga lumi.