“Na mpiu era”, si u identifikua nga policia vëllai i kryetarit të bashkisë Poliçan. Në biznesin dhe makinën e Artur Zotkaj u gjetën lëndë narkotike

Marrja e gjurmëve papilare dhe bisedat e shkëmbyera mes tij dhe dy personave nën hetim çoi para përgjegjesisë Artur Zotkaj i vëllai i kryetari të bashkisë së Policanit Adriatik Zotkaj.

Në materialin e siguruar ngagazetarin i Ora News Edison Vatniaj rezulton se u arrestu në vitin 2015 në Polican pasi lëndë narkotike u gjet në biznesin e tij.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore është bërë këqyrja e mjetit Mercedez – Benz me targa AA 959 IS në pronësi të Artur Zotkaj në Drejtorinë e Policisë Berat dhe gjatë kontrollit janë gjetur një sasi mbetjesh të dyshuara si lëndë narkotike marihuanë me peshë 13.6 gram.

Sipas dosjës në vijim është bërë sekuestrimi dhe peshimi i lëndës narkotike të dyshuar si marihuanë, e gjetur në biznesin e Artur Zotkaj e cila ka rezultuar me një peshë të përgjithshme 19.03 kg.

Akti i ekspertimit kimik nr. 10271, dt. 23.10.2015, sipas të cilët lënda e sekuestruar në ambientet e lokalit në pronësi të vëllait të kryeatarit te bashkisë Polican , pjesë bimësh e vendosur në qese përkatëse, është Kanabis sativa në fazën e lulëzimit.

Nga transkriptimet e përgjimeve ka rezultuar se në datën 17.09.2015 Kreshnik Hysenbelliu komunikon me Destared Allko dy te hetuarit dhe duket se kanë një njohje me Emiljanon Hysenbelli dhe se ky i fundit do të takohet me Destaredin tek karburanti.

Në datën 17.09.2015 rezulton se ka patur komunikime ndërmjet Artur Zotkaj dhe të hetuarit Abedin Nurellari.

Sipas akteve rezulton Artur ka qenë i shoqëruar me shtetasin Italian Fabricio dhe se Abedini i nxjerr në telefon në numrin e tij të hetuarit Emiljano, i cili thotë se “….na mpiu mendja erë”, ndërkohë që Artur Zoktaj porosit Emiljano që “po hape një cik ajrose”.

Në datën 17.09.2015 rezulton se Fatjon ka komunikuar me Artur Zotkaj, dhe biseda ndërmjet tyre lidhet me drogën pasi konstatohet se flitet për peshim dhe pastrim, dhe humbje të peshës pas pastrimit dhe konkretisht: “400.

Ti thotë Turi po hamë dynjanë, thuaj dolëm keq thuaj, ajo me pastrim e kupton apo ..ajo humbet shumë në pastrim ti thotë ai, nga 10 kile nuk vetë as 1 kile thuaj……u çmendëm fare në pastrim, nuk ka mundësi të pastrohet…”.

Exit mobile version