Pas “Der Spiegel”, gazeta belge shkund Ramën: Vëllai i tij i lidhur me mafien dhe trafikun e drogës!

Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër goditje të fortë nga mediat e huaja. Pas artikullit “bombë” të Der Spiegel, sot ka shkruar për aferat e qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin gazeta belge “BrusselsMorning. Sipas një shkrimit, qeveria ka lidhje të forta me krimin, teksa merret si shembull Olsi Rama, vëllai i kryeministrit.

Në një periudhë të brishtë të politikës ndërkombëtare, të sigurisë dhe krizës humanitare, rrjete të ndryshme të krimit të organizuar po përdorin boshllëqet e sigurisë për t’u pasuruar dhe për të vijuar aktivitetet e paligjshme. Në këtë rast, droga ndikon negativisht në të gjithë Mesdheun Lindor, Turqinë dhe në vazhdimësi edhe Shqipërinë.

Rrjetet kriminale janë përdoruesit kryesorë të porteve në Ballkan për trafikun e kokainës, amfetaminës dhe heroinës. Trajtimi i tyre kërkon bashkëpunim më të madh ndërkombëtar policor. Roterdam, Antëerp, Hamburg… Këto janë portet që zakonisht na vijnë ndër mend kur bëhet fjalë për tregtinë e drogave.

Mafia shqiptare është e njohur në mbarë botën dhe ka arritur të ndikojë në tregjet e Europës, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme. Ndikimi i saj është aq i lartë sa herë pas here publikohen emra ministrash të qeverisë shqiptare, zyrtarë të organizatave ndërkombëtare, madje edhe vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama, Olsi Rama.

Bandat shqiptare të drogës

E veçanta e krimit të organizuar shqiptar është se çdo rajon, çdo familje, ndërmerr një treg të ndryshëm, ka një klientelë specifike dhe synon të përhapet në vendin që është aktiv, pa u përfshirë në shumicën e kohës në punën e organizatave të tjera. Pra një kopje e sistemit të organizimit të mafias italiane.

Vendi thuhet se është pjesë e “rrugës ballkanike” për trafikun e heroinës. Kjo rrugë fillon në Afganistan, kalon përmes Iranit dhe Turqisë dhe vazhdon nëpër vendet e Ballkanit për në Europën Perëndimore dhe Qendrore. Kosova dhe Shqipëria luajnë një rol kyç si qendra tranziti përgjatë kësaj rruge. Grupet mafioze shqiptare janë gjithashtu të përfshira shumë në kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë, kryesisht përmes porteve si Antëerp, Roterdam dhe Hamburg. Këto operacione shpesh përfshijnë rrugë përmes Afrikës Perëndimore, Spanjës dhe Greqisë.

Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë marrë masa kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës që vepron nga të dyja vendet, por kjo nuk mjafton. Edi Rama ka mbrojtur përpjekjet e tij për të çrrënjosur bandat. Lufta e krimit dhe trafikimit ka qenë një prioritet për këtë qeveri, por kur kaq shumë figura politike në qeverinë e tij janë shënjestruar, pyetjet shtrohen se sa i lartë është korrupsioni dhe sa joefikase është politika.

Në shkallë ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash duke punuar me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Një tjetër aktakuzë nxjerr në pah lidhjet e pazbuluara të McGonigal-it me kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke e akuzuar atë për kryerje shërbimesh me pagesë për Shqipërinë. McGonigal dyshohet se ka marrë të paktën 225,000 dollarë nga një oficer i shërbimit sekret shqiptar dhe ka kaluar informacion nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane, duke çuar në një hetim ndaj një lobisti me bazë në SHBA që punonte për partinë opozitare të Shqipërisë.

Gjithçka që u përmend dëshmon se kushdo që dëshiron të “investojë” te droga, kjo zonë është ideale. /Marrë me shkurtime nga “BrusselsMorning”

Exit mobile version