Naser Aliji transferohet te Kaiserslautern

Naser Aliji te Kaizerslautern. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare do ta vijojë në Bundesligën e dytë gjermane karrierën, duke nisur që nga kjo verë. Lajmi jepet i sigurt nga prestigjiozja gjermane “Kicker” që saktëson se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi që do të vijë shumë shpejt. Transferimi është në hapat e fundit dhe asgjë nuk mund të shkojë keq për ta prishur. Djaloshi nga Kumanova do të kryejë këtë të premte vizitat mjekësore me Kaizerslautern për të hedhur më pas firmat për një kontratë 3-vjeçare dhe më pas do të prezantohet me skuadrën e tij të re. Mediat gjermane nuk japin detajet financiare të marrëveshjes personale të Alijit dhe as sa do të përfitojë nga shitja e tij Basel, skuadër me të cilin Aliji ka një kontratë deri në verën e vitit 2017, por padyshim që ky është një hap pozitiv për mbrojtësin. 22-vjeçari ka patur një sezon të mirë vitin e kaluar gjatë të cilit luajti 15 ndeshje në kampionat me Baselin, duke dhënë dhe 5 asiste për gol.

Exit mobile version