Nata e Kadrit, pse nata e sotme vlen sa një jetë për muslimanët

Nata e Kadrit konsiderohet si nata më e shenjtë e vitit për myslimanët dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Me lejen e Zotit të tyre në natën e Kadrit thuhet se zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak.

Myslimanët e respektojnë natë të shenjtë me devotshmëri, lexime dhe lutje, pasi shenjtëria e natës besohet të jetë një kohë shumë e mirë për t’ju përgjigjur lutjeve.

Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit konsiderohen një kohë veçanërisht e rëndësishme shpirtërore, pasi që çdo ditë mund të jetë Nata e Kadrit, dhe kështu adhuruesit përpiqen të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë kësaj periudhe.

Shume muslimanë marrin pjesë në një tërheqje shpirtërore të quajtur “itikaf”, ku kalojnë dhjetë ditët në xhami duke lexuar Kur’anin dhe duke u lutur.

Exit mobile version