Spahiu: Pazaret Berisha-Rama gjithmonë fillojnë me amnisti për njëri-tjetrin

Analisti Kreshnik Spahiu, është shprehur se dakordësia për amnistinë penale është reflektim mes PS dhe Rithemelimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se janë aleancë kundër SPAK duke nënvizuar se nga amnistia përfitojnë zyrtarët e dënuar me formë të prerë nga GJKKO.

Juridikisht ka disa aspekte pozitive, politikisht është tërësisht negative. Në çdo shtet amnistitë konsiderohen si lehtësi ekonomike. Mesa duket kodi penal është shumë i ashpër për disa vepra penale të cilat shoqëria mund të përfitojë më shumë përmes gjobave. Do thosha se ky është reflektimi dhe pazari i parë i  dy partive kryesore. Mendoj se ky është reflektimi i frutave të cilave ndodhen në marrëveshjen e tyre, Rithemelimi dhe PS. Sipas disa shkrimeve, disa vepra penale  që lidhen me korrupsionin dhe me subjekte të caktuara, përfitojnë nga kjo amnisti. Është një pazar politik dhe para një aleance anti-SPAK. Target-grupi përfitues janë të gjithë zyrtarët që janë dënuar me vendim të prerë të GJKKO”-tha ai.

Exit mobile version