Ndahet nga jeta mjeku i njohur

Mjeku Shahin Kadare është ndarë nga jeta pas një beteje disa vjeçare me një sëmundje të rënde.

Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare, është një nga të parët Doktor të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.

Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani. Ai është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve. Kadare arriti të krijoje në bashkëpunim me kirurgët shqiptarë të kohës, skemën e trajtimit operativ të tumoreve, duke verifikuar rrezikshmërinë e tyre qysh gjatë operacionit.

Shahin Kadare është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990. Ai shërbeu pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera.

Exit mobile version