Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma ka komentuar deklaratat e deputetit Ferdinand Xhaferraj i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend, u drejtua me fjalët “çupëlina” për ministret, gjë e cila solli debat për shkak se ky i fundit u akuzua për seksizëm.
Grida Duma gjatë një intervistë për gazetaren Juli Xhokaxhi në radari Informativ , tha se akuza për seksizëm ishte qesharake dhe se sipas saj Xhaferraj është ndër deputetët në Kuvend.
Sipas Dumës, deklarata e tij u nxor nga konteksti, pasi e kishte fjalën për anëtaret e qeverisë si fëmijë, të cilat nuk kanë përvojën e duhur.
“Sikur kjo të quhej seksizëm do të ishim shumë mirë. Zoti Xhaferi hyn te deputetë më xhentëlmen. Unë e kuptoj e kishte në kontekstin fëmijë, çupëlina në sensin e ministreve të vogla në moshë që nuk kanë përvojën”, tha deputetja.
Duma kujton se pas tij, Berisha tha “ndalojeni eksitimin e ministreve”, duke e cilësuar si skandaloze këtë deklaratë, por askush nuk reagoi.
“Në atë sekondë, Berisha më mbrapa tha ndalojeni eksitimin e këtyre ministreve këtu dhe nuk reagoi askush.