VIDEO/ Deputetja Dhurata Çupi Tyli: Në Komisionin Hetimor të inceneratorëve, PD zbardhi vendimin antiligjor të Veliajt i cili i mundëson inceneratorit te Tiranës të përfitojë 40 milion euro shtesë.

Deputetja e PD, Dhurata Cupi ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se bën presion ndërtuesve që të gjitha dherat dhe inertet që dalin nga ndërtimet në Tiranë të shkojnë në landfillin e Sharrës në mënyrë anti-ligjore, pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe nën presionin e Bashkisë Tiranë ndaj ndërtuesve.

Postimi

Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj u bën presion ndërtuesve që të gjitha dherat dhe inertet që dalin nga ndërtimet në Tiranë të shkojnë në landfillin e Sharrës në mënyrë anti-ligjore, pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe nën presionin e Bashkisë Tiranë ndaj ndërtuesve.
Deputetët e PD në Komisionin Hetimor të inceneratorëve ka zbardhur vendimin antiligjor të Veliajt i cili i mundëson inceneratorit te Tiranës të përfitojë 40 milion euro shtesë.
Në rast refuzimi Veliaj nuk u jep leje ndërtimi .
Skema korruptive është e qartë. Ata që mundohen të sulmojnë Komisionin Hetimor thjesht mbrojnë vjedhjen e shekullit në bashkëpunim me Edi Ramën .
PD do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj afere.
430 milionë euro kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve të lidhur me Klodian Zoton, Mirel Mertirin, Stela Gugallën.
Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Lefter Koka, Erjon Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Exit mobile version