Enver Bytyçi
Po lexoj me shumicë artikuj dhe publikime të tjera kundër Agron Tufës, këtij personaliteti të padiskutueshëm të letrave shqipe! Por sulmi ndaj tij është devijuar e ndarë qëllimisht nga krijimtaria e një lloji të veçantë të shkrimtarit Tufa. Shkaku është shumë i qartë: T’i japin një mësim çdo kryengritësi që kërkon të rishikojë historinë tonë, sidomos atë të luftës e të periudhës së sundimit totalitar komunist!
Ndaj janë lëshuar si lukuni etër e bij të së keqes, politikanë, diplomatë, profësorë e gjithë çfarë ka lënë pas diktatura të denigrojnë shkrimtarin Tufa dhe të tregojnë “rrënjët e tyre prej qytetarësh” idiotë! Ata që burren se janë shkolluar në akademitë ruse të dikurshe, hedhin kritikën e shkollimit të Agron Tufës në Rusi!
Ata që janë rritur në bllokun e diktaturës i kujtojnë atij se “ka ardhur nga fshati dhe paska mbetur fshatar”! E në të gjithë këto sulme shoh vetëm një tipar – tiparin e denigrimit për prejardhjen, origjinën dhe përkatësinë krahinore. Sepse në urtësi, mençuri, drejtësi, qartësi, dinjitet njerëzor e intelektual, Agron Tufën nuk mund ta sulmojnë e cënojnë as ata që e urrejnë!
Të paaftë dhe në pamundësi të polemizojnë për faktet që drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit i jep publikut shqiptar, kritikët dhe kundërshtarët e Agron Tufës përdorin të vetmën armë të trashëguar po nga komunizmi – të ashtuquajturën biografi imagjinare!
Ndaloni o të mjerë në këtë aventurë idiote, sepse sa më shumë që ju ta sulmoni këtë kalorës të letrave shqipe, aq më shumë ai i grah vrapit të kalit dhe kapërcen çdo fushëbetejë në dije, kulturë dhe intregitet! Edhe nëse bëheni pilotë anijesh kozmike ju nuk e e arrini dot Agron Tufën! Ju rroftë ju që mbani tituj profesorësh, grada diplomatësh apo statuse politikanësh! Këto nuk mjaftojnë për t’u ngrit në statusin e Agron Tufës!
Tiranë, më 17.04.2019