Ndalohet i riu që urinoi tek zyra e Ramës me akuzën : Sh….i paligjshëm!

Policia ka identifikuar dhe më pas ka ndaluar protestuesin e opozitës që urinoi tek dera e Kryeministrisë mbrëmjen e 13 prillit. Ai është shtetasi Florian Marku nga Shkodra. Identifikimi i tij është bërë përmes kamerave të sigurisë.

Tridhjetë minuta pas arrestimit, Florian Markut iu komunikua se akuzohej për tre vepra penale. Vepra e parë: “Organizim dhepjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Vepra e dytë: “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Vepra e tretë: “Prishja e qetësisë publike”.I arrestuari Florian Marku, pasi lexoi katër herë akuzat, pyeti: Po akuza e shurrës ku është këtu? Atë e pagoi Partia Demokratike dhe lekët i mori Lali Eri, i tha drejtori i policisë Ardi Veliu, i cili siç ndodh rëndom, mori pjesë vetë drejtëpërdrejtë në këtë aksion të rëndësishëm dhe jetik për fatet e policisë dhe të pragut të kryeministrisë, ku hyn dhe del Edi Rama.

Mirë, dakord, e kuptova, – tha me një qetësi absolute i arrestuari dhe pastaj, befas, në mënyrë të rrufeshme, zbërtheu pantallonat, nxorri hallatet dhe përmori me një presion shumë të lartë, mbi letrën ku ishin shkruar tre akuzat.Ky veprim kaq i beftë, e detyroi Ardi Veliun të bëntë një reagim të menjëhershëm largimi, por pa ndonjë sukses të madh.

Exit mobile version