Ndërtimi i rrezikshëm/ Deputeti i Ramës kërcënon me jetë banorët që guxojnë të ankohen

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon rastin e pallatit të ndërtuar nga deputeti Robert Bitri, i cili pas përfundimit të ndërtimit, i ka kaluar firmën djalit të tij.

Ky i fundit ka nisur të ndërtojë në tarracën e pallatit, pa pyetur asnjë nga banorët.

Një nga pronarët e ka denoncuar zotërinë në fjalë në polici, por uniformat blu nuk janë vënë në veprim.

Në vazhdën e denoncimit, qytetari thotë se asnjë inspektor bashkie apo policie, nuk i shikon punimet që po bëhen.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncohet Narko deputeti i Edvin Mafise me te birin per ndertimin e rrezikshem, kercenimin me jete te banoreve qe guxojne te ankohen.

Ndaj te gjitha ketyre narkopolicia hesht. Per narkozyrtaret ligji nuk ekziston.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor. Ne jemi banor te pallatit ne rrugen Ali Visha. Ky pallat eshte ne Kryeqezim mjaft te frekuentuar. Pallati eshte ndertuar ne token e familjes autoktone tiranse Beja nga deputeti Robert Bitri. Sapo zoteria u be deputet ja kaloj firmen te birit. Ne si komshi jemi habitur qe ky zotri ka uzurpuar pa leje duke ndertuar ne te gjithe pjesen e taraces. Nje nga pronaret e ka denoncuar zoterine ne polici sepse ai e ka kercenuar ne tel me fjalet më te ndyra dhe deri ne kercenim per jeten e tij dhe te familjes por policia e sander kimikut nuk mundet ta preki se eshte djali i deputetit. Asnje inspektor bashkie apo policie nuk i shikon punimet qe zhivillohen ne 1 kryqezim qe njihet si ish vajguri dhe kalojne mijra njerez ne dite.

Exit mobile version