Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, apeloi kryeministrin të ikë një orë e më parë. Një apel pati dhe për SHBA dhe BE, duke u bërë thirrje të bëjnë një Reformë në Drejtësi për shqiptarët jo për Ramën dhe rrethin e tij. “Jemi të gjithë bashkë kundër një personi që është zhytur në kazanin dhe tepsinë e tij.Të gjithë bashkë t’i bëjmë thirrje Edi Ramës të largohet një orë e më parë dhe të çlirojë Shqipërinë nga kjo zgjedhë. Edi Rama ik! Ai po bën biznes me të përndjekurit. Të ardhurat e pikave turistike nuk shkojnë për të përndjekurit, por persekutorin.Ne votuam Reformën në Drejtësi, por kryeministri dhe rrethi i tij e hodhi në erë reformën. Apeloj SHBA dhe BE të bëjnë reformën për një sistem drejtësie për shqiptarët, që ka besimin publik dhe jo teserën e partisë”.