Ndotet sërish bregdeti i Durrësit me hidrokarbure, qeveria hesht

Në një gjatësi prej 100 metrash tek ura e Dajlanit në Durrës është ndotur me vajra që dyshohet se janë shkarkuar nga anije të vogla, të cilat operojnë në zonë. Kjo pjesë e vijës bregdetare ndodhet vazhdimisht si pasojë e shkarkimit në mënyrë të paligjshme të hidrokarbureve në det. Ndërkohë, që deri tani nga Inspektoriati i Mjedisit apo institucionet e tjera nuk është parë dikush për të inspektuar nga afër gjendjen e ndotjes.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha. “Ndotja e madhe e radhës me mbetje nafte në Durrës! Qeveria e plehrave hesht dhe fsheh ndotjen. sb”, shkruan Berisha në një postim në rrejtin social Facebook. Ky është rasti i dytë që bregdeti i Durrësit ndotet me hidrokarbure.
Ndërkohë, krim mjedisor po bën kërdinë edhe në lumin Shkumbin. Makineri të rënda që po ndërtojnë rrugën e Qafë Plloqës në Korçë janë duke shkatërruar lumin Shkumbin. Ekskavatorë dhe mjete të rënda po marrin rërën dhe çakullin që ndodhet në shtratin e lumit për të shtruar trasenë e rrugës Qukës-Qafë Plloqë.
Denoncimin e kanë bërë banorët që jetojnë aty përreth, të cilët tregojnë se në lumin Shkumbin po bëhet një masakër e vërtetë mjedisore. Sipas tyre, me dhjetëra kamionë dhe ekskavatorë po punojnë pa pushim 24 orë në 24 orë, duke marrë rërën e lumit. Nuk dihet nëse firma që po ndërton këtë rrugë ka leje, por edhe sikur të kishte leje do të ishte një krim shtetëror ndaj mjedisit në vend.

Exit mobile version