Ndotja e Liqenit Artificial të Tiranës/ Enriketa Papa kërkon ndërhyrje urgjente dhe thirrjen e Komisionit për Mjedisit

Ndotja në Liqenin Artificial të Tiranës është bërë një problem i rëndë dhe i dukshëm, ku një shtresë algash cianobakteriale, të identifikuara si toksike nga studiues të Fakultetit të Shkencave Natyrore, mbulon pjesë të mëdha të sipërfaqes së liqenit. Profesorët shprehen se kjo ndotje është rezultat i derdhjes së ujërave të zeza të patrajtuara, duke rrezikuar jetën ujore dhe qytetarët që përdorin këtë zonë.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Mjedisin dhe Energjinë në Këshillin Bashkiak Tiranë, Enriketa Papa, ka reaguar fuqishëm ndaj neglizhencës së institucioneve për të adresuar këtë situatë emergjente. Ajo ka kërkuar dy herë thirrjen e Komisionit të Mjedisit dhe zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, duke akuzuar autoritetet për shkelje të rregullores dhe ligjit për autonominë vendore. Në një reagim tjetër, më 16 tetor, ajo i ka drejtuar një kërkesë formale Bashkisë së Tiranës për të siguruar dokumentacionin mbi ndotjen dhe investimet e kryera në liqen, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e mjedisit.

Exit mobile version