Ndryshim korruptiv me Lungomaren, dy korsi në xhep të Edvin Kokëdhimës

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Vlora për skandalin me Lungomaren. “Qytetari dixhital denoncon: Ndryshimin korruptiv nga katër në dy korsi të projektit të Lungomares në Vlorë! Ai poston një video me të cilën fakton denoncimin e tij. Më poshtë keni mesazhin dhe videon e përgatitur nga ai. sb”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje, Dr. Berisha! Dua të ngre një ankesë nëpërmjet teje për këtë qeveri ordinere që po betonizon Vlorën në një mënyrë të shëmtuar, Rilindja e Betonit, ku në projekt thuhej se rruga do të kishte 4 korsi, 2 vajtje, 2 ardhje. Dhe në mes do të kishte gjelbërim. Dua të di, nga 4 korsi që kishte rruga, 2 korsi ku vajtën apo në xhep të Edvin Kokëdhimës. Pamjet flasin më shumë. Shumë i revoltuar me Rilindjen e Betonit. Të lutem po e postove, Anonim. Faleminderit”, shkruan qytetari nga Vlora.
Para pak ditësh pronarët e objekteve që do të shemben në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë u përplasën me forcat e policisë ku si pasojë ka patur edhe disa të plagosur. Aksioni për prishjen e 3 objekteve ka revoltuar pronarët, të cilët kanë bërë rezistencë ndaj forcave të shumta të policisë. Forca të shumta policie kanë shkuar në ndihmë të inspektorëve të IKMT, ndërsa gjatë përplasjes me policinë ka patur edhe disa të plagosur nga radhët e qytetarëve. Pronarët e tyre kundërshtojnë shembjen, pasi objektet i kanë me leje, procese gjyqësore të fituara deri në Strasburg. Së bashku me punonjësit pronarët e objekteve bënë rezistencë duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë prishjen. Shumë prej tyre kanë pasur procese gjyqësore deri në Strasburg ku kanë arritur dhe të përfitojnë një vlerë shpronësimi me të cilën nuk kanë qenë dakord.

Exit mobile version