Në kërkim të kurban Bilalit

 

Sali BERISHA

Një fjalë e urtë thotë “kur të vijnë të këqijat hapju derën”. Kjo i ka ndodhur Edvin Shullazit nga brenda dhe jashtë vendit. Kështu, brenda vendit ai ndjehet dhe në fakt siç është, Kryeministër i pakallur. Pasi doli humbësi i madh nga Reforma në Drejtësi dhe e tërhoqi zvarrë për hunde dy vite me radhë Lulzim Basha, tani numëron 71 vota që i dalin në mëngjes dhe i zhduken në darkë. Por Rama frikën dhe tmerrin më të madh, madje të të gjithë jetës së tij e ka nga drejtësia amerikane. Ky tmerr është bërë i padurueshëm pas deponimit të qytetarit amerikan nga Florida W.A., se ai kishte dhënë për llogari të Ramës 80 mijë dollarë për foton e Ramës me Obamën në shkelje të ligjit federal për financimin e fushatës elektorale të kandidatëve presidencialë dhe se burimi i atyre parave ishte vetë Edi Rama.
Pas dëshmisë së William Argeros, Rama ndjehet tmerrësisht i tronditur. Ai nga frika e thirrjes si dëshmitar apo i pandehur në aferën “Bilalgate” nuk guxoi të shkojë në Konventën e Demokratëve ku do të mbante fjalimin më të egër antiTrump. Tronditja e tij bëhet dhe më e madhe pas refuzimit të prerë të Olsit për t’u paraqitur si burim i shumës së paguar për foton. Thuhet se Olsi i ka thënë “vëlla të kam, por këtë nuk e marr dot kurrë përsipër”. Refuzim të prerë i ka bërë edhe Toma, të cilin e ka afruar shumë dhe kryesisht për këtë qëllim kohët e fundit.
Thuhet se Toma i ka thënë “jam gati të të jap edhe një milion të tjera po jo të dënoj veten për të mos shkelur dot kurrë më në SHBA, sidomos tani që pas tre vite përpjekjesh arrita të siguroj edhe vizën amerikane që ma kishin bllokuar për vite!”.
Kështu historia përsëritet. Kësaj here Rama përsëri do të jetë kurban, por “kurban Bilal” apo më saktë i fotos së tij, për të cilën jo vetëm u regjistrua si “Bilal hanëm”, por në thyerje të ligjit amerikan pagoi 80 mijë dollarë! Sb

Exit mobile version