Nëkryetari i PD, Kreshnik Çollaku debat me përfaqësuesen e Serbisë në takimin e Nismës së Evropës Qendrore në Rome

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka publikuar replikën me nënkryetaren dhe Kryetaren e Komisionit të jashtëm të Parlamentit serb Marina Ragus, për Kosovën,në takimin e Nismës së Evropës Qendrore në Romë.

Postimi i plotë:

1.Replika ime me Nenkryetaren dhe Kryetaren e Komisionit te jashtem te

2.Parlamentit Serb Marina Ragus,per Kosoven,ne takimin e Nismes se Evropes 3.Qendrore ne Rome,22 prill 2024.
————————————————
Serbia sot po flet ne Ballkan me gjuhen e Putin ne Ukraine.
Jugosllavia ka vdekur dhe nostalgjia juaj per te eshte jo realiste.
Ju po flisni per LUFTE ndersa ne flasim per Integrimin ne BE.
….Nuk kisha ndermend te flisja ne kete pjese,por qendrimi i delegacionit serb me detyron te marr fjalen per nje pergjigje.

Ne kemi sot qe nga mengjesi qe flasim per integrimin europian per aderimin e vendeve tona ne Bashkimin Europian. Une kurre nuk do ta mendoja qe ketu sot ne do te flisnim per LUFTE.

Sepse e para,nuk mendoj qe ka baze dhe rrezik per lufte midis vendeve tona te Ballkanit Perendimor. Por une gjithashtu mendoj se ka nje projekt luftenxites per rajonin tone,qe nuk vjen nga asnje nga vendet tona,por nga nje fuqi tjerer sic eshte Rusia.

Une mendoj nuk ka as themel as arsye per lufte ne rajonin tone,pasi ky rajon ka vuajtur shume nga luftrat e konfliktet.
Por ne fjalen e kolegeve nga Serbia vej re se per 23 here perseritet fjala LUFTE.

Ne fakt mendoj se i vetmi projekt,dhe i vetmi rrezik per lufte e konflikt ne Ballkan sot vjen nga Rusia ,si nje vater e dyte konflikti ne Evrope pas vatres se hapur ne Ukraine. Dhe si Rusia kerkon te realizoje kete projekt ? Duke perdorur cdo problematike dhe konflikt brenda rajonit tone,qofshin konflikte etnike,ferare ose te brendeshme.

Dhe sigurisht ka dy situata qe kane potencial risku per konflikt ne rajonin tone. Situata ne pjesen veriore te Kosoves dhe konflikti midis Serbise dhe Kosoves..,dhe per saktesim kolegeve te delegacionit serb,quhet Republika e Kosoves dhe jo “rajoni Kosove-Metohi”..,dhe e dyta Bosnie Herzegovine me problemet qe krijon Republika Srpska aty.

Ne shtator te vitit te shkuar ,nje komando ushtarake e ardhur nga Serbia,e stervitur armatosur dhe financuar nga Serbia kreu nje tentative per te pushtuar ne forme terroriste nje pjese te Mitrovices Veriore ne Kosove.

Komandoja u izolua dhe u neutralizua ne Banjska te Mitrovices,me profesionalizem te larte nga Policia e Kosoves me mbeshtetjen e Kfor. Te gjithe ju e dini cndodhi. Nje oficer policie humbi jeten dhe pati disa te plagosur.

Mua me beri shume pershtypje dhe jam i cuditur qe nga perfaqesuesit serb ketu te percillet kjo fryme konflikti dhe lufte,duke na kthyer dekada mbrapa ne kohe ndersa duhet te perdorim kohen per te shpejtuar hapat per te kapur te ardhmen dhe integrimin europian si projekt i te ardhmes se vendeve tona,duke lene pas krimet e vuajtjet e shkaktuara nga konfliktet ne rajonin tone.

Pra Serbia nuk mund te na paraqese alternativat midis luftes e paqes ketu,ndersa nxit e prodhon konflikt e lufte ne rajon,sic eshte rasti i Kosoves dhe ngjarjeve ne Veri te Mitrovices.

Por une nuk jam ketu per te folur ne emer te Kosoves,une nuk kam mandatin ta bej kete,une ketu dua vec te deshmoj te verteten time per ate realitet.

Ndersa nese doni te kuptoni dicka me shume per Kosoven dhe konfliktin qe Serbia shkaktoi atje ju lutem ju kerkoj qe ne mbledhjen e ardhshme te ftoni dike nga Kosova. E atehere ju mund te degjoni per krimet ,grate e dhunuara,femijet e pleqte e masakruar dhe shtepite e djegura ,dhe ju mund te kuptoni per genocidin dhe pastrimin etnik qe Serbia beri ne Kosove. E megjithate edhe pse une i di te gjitha keto, ju them nuk ka asnje baze per lufte apo konflikt ne Kosove.

Perfaqesuesit serb na folen per minoritetin serb ne Kosove dhe se sa i shtypur eshte.

Une nuk pretendoj te jem ekspert konstitucionalist,por ju ftoj,madje ju sfidoj te gjitheve ju,vende antare te BE dhe jo antare te BE,te gjeni nje Kushtetute ne Evrope apo jashte saj ku te drejtat e pakicave mbrohen dhe garantohen me shume se ne Kushtetuten e Kosoves. Bejeni kete kerkim dhe ju garantoj nuk do te gjeni asnje kushtetute qe me shume mbron e garanton te drejtat e pakicave etnike,sesa ajo e Republikes se Kosoves.

Une degjova pretendimet e pales serbe per Kosoven. Ju lutem beni nje ushtrim,hiqni emrin Kosova dhe ne vend te saj vendosni Krimea dhe eshte e njejta gjuhe dhe pretendime identike qe Putin perdorte kunder Ukraines para agresionit.

Dhe nese Putin fliste per lufte ne emer te paqes ne Ukraine,pala serbe eshte duke perdorur te njejtin model kur flet per Kosoven. Ju lutem ne te gjithe jemi te ngopur me kete retorike. Rajoni yne nuk ka nevoje per te njejtin model.

I kerkoj pales serbe te mos sillen ne rajonin tone dhe me Kosoven si Putin sillet ne Ukrainen. Rajoni yne nuk ka nevoje per kete.
Nuk di po mbase per disa nga ju,shperberja e Jugosllavise (ashtu si per Putin shperberja e Bashkimit Sovjetik) eshte nje rast tragjik.

Por te flasesh sot,te ndjesh mungese,nostalgji e te kesh pretendime sikur te ishte gjalle Jugosllavia eshte thjesht jo realiste. Une mund ta kuptoj pse e beni por thjesht dua ju te kuptoni se nuk eshte realiste.

Jugosllavia ka vdekur dhe askush nuk e kthen dot me,kuptojeni kete. Dhe eshte po ashtu jo realiste qe te flisni ketu per pretendime sikur te ishte Jugosllavia gjalle,duke na cuar dekada pas. Dhe ne fund eshte absurde te flisni per LUFTE ndersa ne te gjithe duam te flasim per integrimin,dhe per te ardhmen qe eshte Bashkimi Europian.

Exit mobile version