Po rrezikon me shiringa, sezoni i Uzunit mund të mbyllet para kohe për… Europianin

Myrto Uzuni ka arritur kuotën e 10 golave në La Liga në këtë sezon, duke u konfirmuar si një golashënues i mirëfilltë edhe në elitën e futbollit spanjoll. Por për sulmuesin shqiptar, muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë.

 

Ai është dëmtuar që në mars dhe po luan me shiringa kundër dhimbjeve, në mënyrë që të ndihmojë skuadrën e Granadas të luftojë për mbijetesën. Megjithatë, mediat spanjolle sqarojnë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë deri në mbyllje të sezonit, pasi Uzuni po vuan shumë këto probleme fizike të cilat mund të bëhen të rrezikshme për karrierën e tij.

Sipas tyre, Uzuni do të vazhdojë të sakrifikoje për skuadrën derisa të jetë mundësia e mbijetesës në elitë. Nëse klubi do të bjerë matematikisht në La Liga 2, atëherë Uzuni do të nisë pushimet para kohe, duke mos luajtur ndeshjet e fundit, në mënyrë që të rikuperohet me qetësi.

Kjo, për shkak se ai dëshiron të jetë në formë të mirë për Europianin, i cili është padyshim pika kulmore e karrierës së sulmuesit që ka qenë një element fiks në përbërjen e trajnerit Silvinjo gjatë kualifikuesve.

Exit mobile version