Neli Demi: Koalicioni Euroatlantik është jashtë sistemit të kalbur – SPAK po jep efektet e para

Në një intervistë për emisionin Off Records në A2CNN me gazetarin Andrea Danglli, Neli Demi, mjek psikiatër dhe kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvend 2025 me Koalicionin Euroatlantik, shpjegoi arsyet pse iu bashkua kësaj force të re politike dhe komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me procesin zgjedhor dhe rolin e SPAK-ut.

“Vendosa t’i afrohem këtij grupimi politik, Koalicionit Euroatlantik, sepse unë mendoj që në momentin kur z. Basha mori vendime të forta dhe të rëndësishme në vitin 2021, ishte momenti i duhur për të dalë nga ky sistem. Dhe në fakt tashmë KEA është jashtë këtij sistemi të kalbur dhe po bëhet çmos për ta mbajtur jashtë mundësisë për ta influencuar atë”, tha Demi.

Ai komentoi gjithashtu për realitetin politik të zgjedhjeve në Shqipëri: “Mbrojtja e votave është kthyer në një kauzë më vete në Shqipëri. Zgjedhjet qoftë brënda partive por edhe midis partive, duhet të jenë një garë dhe jo një luftë”. Duke përshkruar klimën e tensionuar të garës, ai shtoi se “sa më shumë rritet vlera e trofeut për t’u marrë, aq më shumë rritet dhe agresiviteti, fatkeqësisht”.

Sipas Demit, nisma e SPAK-ut për të ngritur një Task Forcë dhe për të shpërndarë prokurorët dhe BKH-në në çdo qark është një zhvillim i rëndësishëm: “Për ne kjo është një garanci më shumë”. Ai e përmbylli duke theksuar se “ndryshime që marrin kohë, por në mënyrë që të fillojë ndryshimi, SPAK jep efektet e para me goditjet e tij”.

#ShqipëriaMeritonMëShumë Voto #4 Koalicioni Euroatlantik

* Neli Demi, është kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvend 2025, për Koalicionin Euroatlantik në Qarkun Tiranë. Ai është mjek psikiatër dhe psikoterapist, i diplomuar në mjekësi (1994) dhe i specializuar në psikiatri (1997–2001), ka punuar me OBSH në reformimin e shëndetit mendor në Shqipëri dhe është kryetar i Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë. Nga viti 2066, është pedagog i jashtëm në UNYT.

Video: https://youtube.com/shorts/R6PMqIoYPTY?si=e3OEV0cx7PMCY8pT

 

Exit mobile version