Një muaj para zgjedhjeve, Bashkia Tiranë ka nisur një tjetër aksion propagandistik në Njësinë Administrative Krrabë, duke vendosur tabela për “rehabilitimin e rrugëve të lagjes”. Kandidati për deputet në Qarkun Tiranë, Egert Haxhiu, e cilëson këtë nismë si mashtrim klasik elektoral, që përsëritet sa herë afrojnë zgjedhjet.
“Krraba, një qytezë me histori, trajtohet ende si një fshat i harruar. Premtohet rrugë, por nuk ofrohet as hyrje-dalje nga autostrada, as ndriçim, as pastrim. Për 12 vite radhazi, qeveria ka pasur kohë të veprojë – por nuk ka bërë asgjë”, thekson Haxhiu.
Sipas tij, premtimet për koshë mbeturinash dhe tabela të bukura janë fyese kur banorët jetojnë mes plehrave, në rrugë të amortizuara dhe në mungesë të infrastrukturës më minimale. Më keq akoma është gjendja e 26 familjeve që ende jetojnë në pallate të dëmtuara nga tërmeti, të harruara nga shteti, pa bonus qiraje e pa zgjidhje tjetër.
“Koha e mashtrimeve ka mbaruar. Nuk do të lejojmë që vota të blihet me disa metra asfalt para fushatës. Kërkojmë zgjidhje të vërteta për banorët, jo show me tendera të dyshimtë”, deklaron Haxhiu.
#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik
* Egert Haxhiu ka lindur më 10 qershor 1989 në Mullet, Tiranë. Ka përfunduar studimet për Sisteme Kompjuterike në Sakarya, Turqi, dhe ka një master në Qeverisje dhe Administrim Publik. Aktivist prej vitesh dhe anëtar i Partisë Demokratike që nga viti 2005, aktualisht është Kryetar i Degës 13 në Tiranë për Demokratët e Koalicionit Euroatlantik dhe kandidat i tyre për deputet në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Angazhimi i tij politik është shtetin e së drejtës dhe aleancat politike me SHBA, BE, Britaninë e Madhe dhe Turqinë.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/1AKh1xAYyr/
Filluan tabelat MASHTRUESE të Fushatës së Partisë së PPP-ve.
Njësia Administrative Krrabë.
1 Muaj para votimeve Bashkia Tiranë ka mar inicativën si të rimashtroj banorët e zonës Krrabë duke u thënë që do ti REHABILITOJ rrugët e lagjeve.
Ngaqë e ka pas shumë në vëmëndje Qytezën historike të Krrabës e ka emërtuar Fshat, më pak e rëndësi i kanë vënë situatës aktuale sesa arsyja e procedurimit të model mashtrimit që i bëhet banorëve të zonës pak para votimeve.
Keni 12 vjet e kusur pushtet Vendor e Qëndror e PSE NUK KENI ATË QË SE KENI TI HAPNI një hyrje dalje banorëve të Krrabës nga Autostrada.
Kur….?
Shumë leni për dyshime për këtë tender,
KUR FILLON?
KUR PËRFUNDON?
Hapni hyrje dalje në Krrabë e JO 2-3 hyrje dalje në cdo metër në Bërzhitë.
Mos shpërndani Kosha bosh por pastroni vendin se nuk kanë NGE e juaja fëmijët e të moshuarit e Krrabës.
Faktet flasin;
Mos i mashtroni banorët me përralla para fushatës elektorale.
Shuma e tenderit është e frykshme;
do e ndjekim sa transparent do jetë shpenzimi i shumës për fushatë apo për ndonjë kafshat personale të partisë.
Ju kemi paralajmëru edhe më përpara 06 May 2024, Ne këtu jemi dhe jemi të sigurtë që nuk e keni për ta realizu por vetëm për mashtrim para elektoral.
E ritheksojmë ;
Njësisë Adminstrative Krrabë janë tre çështje shum serioze për komitetin që jeton aty;
1- Hedhja e plerave në ambjent të përbashkët ku ndohtet ambjenti dhe dëmton fëmijët e familjeve që jetojnë aty.
2- Rruga e pa mirëmbajtur dhe gjendje shumë skandaloze, munges asfalti, munges ndricimi e munges kullimi të ujërave.
3- Palletet e tërmetit që sipas ekspertizës janë për tu shembur por në lënien në mjerim dhe në pamundësi të gjendjes së zgjidhjes banorët janë të detyruar të jetojnë aty me fatin e tyre ndoshta jetojmë edhe sot.
26 familje në mëshirë e në shpresë që një ditë do bëhet më mirë.
Për bonus qeraje apo alternativë për zgjidhje janë të bindur që nuk do të ketë.
Deri kur….
I bëjmë rrithje Institucioneve përkatëse të marin masat e duhura sa më shpejt për përmisimin e gjendjes që ndodhet lagjia.
I bëjmë thirrje Mediave ti përkushtojnë vëmendje të plotë banorëve për zgjidhje sa më të shpjetë para se të ndodh më e keqja.
Ne këtu do jemi, çdo dëm që do i shkatohet banorëve të zonës tonë Ne do e pasqyrojmë të gjithëve e bashkë me mbeshtetjen e banorëve të zonës do i parandalojmë.
Koalicioni EuroAtlantik KEA.