Nënkampionia e Europës, Gega asnjë mbështetje nga qeveria

Nënkampionia e Europës në Europianin e Atletikës që u zhvillua në Amsterdam, Luiza Geza, ka rrëfyer emocionet e turneut, si dhe ka folur për vështirësitë që pati për mungesën e mbështetjes nga autoritetet. Gega pak ditë më parë zuri vendin e dytë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke thyer edhe një rekord kombëtar. Në një intervistë për televizionin “Top Channel”, thuhet se atletja shëtiste në pistë me një flamur të marrë diku sa për shenjë, pasi përmasat e tij tregonin që nuk ishte një flamur normal individual, ndërkohë në podiumin e medaljes nuk ka pasur as edhe një uniformë të mbishkruajtur me emrin Albania. “Po, uniformë Shqipërie nuk kisha dhe gjatë gjithë kohës ndihesha keq për këtë. Gjithsesi, mendoj se duhet të ndihen më keq ata që nuk i mundësojnë këto gjëra”, u shpreh atletja Gega. Duke folur për kushtet e vështira të stërvitjes, sportistja tha se edhe akullin e blen vetë. “Kemi nevojë për pak mbështetje që të marrim medaljen, sepse jemi shumë pranë. Mungojnë vetëm gjëra të vogla, që për mua kthehen në gjëra shumë të mëdha, si fizioterapia, masazhi, futja në ujë me akull, e në rastin konkret edhe akullin duhet ta blej vetë”, -thotë Luiza Gega. Trajtimi i sportistëve në aeroport ishte zhgënjyes sipas trajnerit të atletes, Taulant Stërmasi.  Ka lidhje me pasionin që kanë njerëzit e politikës me sportin, por ne në rastin tonë jemi të pavlerësuar. Futbolli është një kënaqësi e madhe për të gjithë shqiptarët, e sigurisht të gjithë ne jemi krenarë për arritjet në futboll. Kur arrijnë te niveli i shpërblimit nuk e kam me pasaportën diplomatike, sepse është çështje marrëdhëniesh publike, që nuk ka lidhje me rastin, as me Çelësin e Tiranës, që nuk përbën problem, por e kam me shpërblimin. Përfitimet që marrin më pas janë në raport të zhdrejtë”, thotë trajneri i atletikës

Exit mobile version