Nënkryetari i PD publikon videon, Çollaku: Veriu i harruar nga qeveria, banorët e Klosit rrezikojnë jetën në ura teli

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka publikuar një video në rrjetin social “facebook” ku tregon gjendjen e një ure në bashkinë Klos, ku banorët çdo ditë rrezikojnë jetën, për shkak të kushteve mesjetare që ndodhet ura.

Deputeti shprehet po ashtu se në përgjithësi veriu i vendit, por në mënyrë të veçantë Qarku i Dibrës dhe Bashkitë Mat e Klos janë më të harruar në investime infrastrukturore të Qeverisë Rama.

“Ne pergjithesi Veriu i vendit,ne menyre te vecante Qarku Diber,dhe akoma me tej Bashkite Mat e Klos me te harruarat ne investimet infrastrukturore te Qeverise Rama” shprehet deputeti.

Ai shton se pamjet e urës janë një apel që nevoja e investimeve në këto rajone është urgjente.

Postimi i plotë:

Ne pergjithesi Veriu i vendit,ne menyre te vecante Qarku Diber,dhe akoma me tej Bashkite Mat e Klos me te harruarat ne investimet infrastrukturore te Qeverise Rama.

Me poshte shikoni pamjet se si banoret e zonave te Bashkise Klos detyrohen te kalojne ne ura teli,duke rrezikuar ne cdo moment jeten ,per te kryer nevojat jetike dhe per te komunikuar me qendrat e banuara te zones.

Keto kushte mesjetare ku detyrohen te jetojne banoret e ketyre zonave jane nje akuze e rende per te gjitha qeverite qe kane shkuar e kane ardhur.

Keto pamje e shume te tjera jane apel qe nevoja e investimeve ne keto rajone eshte urgjente nese nuk duam qe keto zona te mrekullushme te zbrazen nga banoret e tyre.

Exit mobile version