“Parlamenti vazhdon punën normalisht”, Pampuri për aksionet e Rithemelimit: Teatër i qeverisë dhe atyre që përmbysin karrige për interesat e tyre

Deputetja dhe nenkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, thotë në studion e News24, se për të, Parlamenti vazhdon normalisht.

“Unë anormale një jetë parlamentare do ta quaja në momentin kur nuk kryhet asnjë votim. Në momentin kur bëhet luftë me karrige, njëra palë për interesa të vet ndez flakadanë dhe përmbys karriget dhe pala tjetër miraton çdo projektligj dhe do të ishte flagrante që do të miratohej kështu edhe buxheti, këtu edhe ai që nuk e ndjek politikën thotë se po bëhet teatër. Nuk lejohen as komisionet parlamentare.

Kemi edhe rastin e zt. Çollaku. Në fund fare ne jemi opozita, ne jemi kolegë. Është e paprecedentë ti drejtohemi njëri-tjetrit në atë mënyrë kur ne jemi kolegë dhe i përkasim të së njëjtës forcë opozitare. Nga ana tjetër nuk lejojnë të zhvillojnë komisionet parlamentare dhe nga ana tjetër, marrin pjesë në komisionet online. Kjo është një lojë me 800 porta”, theksoi ajo.

Exit mobile version