Nënkryetari i PD, Gjekmarkaj ‘fotografon’ fushatën e 6 marsit: Baleti non grata në Durrës

Durrësi qyteti i cili shfaqet kudo në shënimet historike që nga Plutarku e Herodoti si shënjë e lashtësisë e identitetit shqiptar prej vitesh gjendet nën thundrën e të paudhëve. Durrësi i qindra bukurive është bërë vendi simbol ku pushteti abuzon me votën, e industrializon atë, e manipulon i ndryshon kahjen. Për disa mandate atë e ka qeverisur “akullorja” Vangjush Dako, njeri i identifikuar me betonin si biznes dhe i akuzuar për betonizimin e qytetit në shërbim të tij!

Po kaq i shfaqur aty këtu në pisllëkun e përgjimeve telefonike në të cilat dëgjohen rrëketë e poshtërsisë njerëzore, se si shitet e blihet vota, si kërcënohen qytetarët e administrata nëse nuk i shërbejnë PS-së. Durrësin e goditi tërmeti po shumë më tepër Edi Rama me Vangjush Dakon!

Në zgjedhjet e 25 Prillit aty ku eksperimentua ndërhyrja më e madhe shtetërore në shërbim të masakrës zgjedhore! Mbi 120 milion euro. Kudo shfaqet Vangjua si simbol i ujërave të zeza nën rrogoz, si personazh balzakian ku ambicjet, pasurinë , shërbestarinë dhe tahmaqarllëkun i ka shumë pash më të gjatë se shtatin. Strumbullar me veset mullar u shfaq kudo skutave e kthinave , duke psherëtirë me sytë përdhe , duke joshur e shpënë mesazhe.

I njohur si Gjushi ose Akullorja qerratai u shpall “non grata” nga SHBA-të për të gjitha këto virtyte që ka shfaqur e shumë si ai në Shqipërinë tonë.
Akullorja nuk mbaron ai vetëofrohet për ta lepirë përsëri. Në këto ditë fushate u shfaq me kandidaten e rilindjes a PS-së në Durrës si shefi i saj pasi e ka caktuar ai. Non grata e Rilindjes është mentori e punëdhënësi i kantidates së PS. Kush voton atë ka alulloren në shtëpi. Nga ana tjetër bashkëkryetari i LSI, Sali Berisha edhe ai për fat të keq “non grata” po bën fushatë për këtë parti të majtë duke u bërë thirrje demokratëve të votojnë për partinë e Metës.

 

 

Baleti “non gratta” në qytetin e vjetër po luhet më shëmtueshëm se kudo. Më turpshëm se kudo, më kërcënueshëm se kudo për qytetin dhe qytetarët. Me infrastrukturën që non gratat disponojnë kryesisht ekonomike po përpiqen të influencojnë vullnetin e zgjedhësve. Durrësi e ka një mundësi reale për të ikur nga tuneli “non grata” atë ia jep Partia Demokrtatike me kantidatin e saj Luan Hoti të pakapur nga mafia dhe non gratat, intelektual e profesionist.

Durrësi duhet të dalë nga pushteti i veseve dhe t’u kthehet njerëzve normal e të ndershëm. Durrësi duhet të mbështesë Luan Hotin dhe PD-në. Durrësi ishte krenari dhe hierarki në antropologjinë historike e kulturore shqiptare, Durrësi nuk mund të jetë qytet ‘non grata’ as peng i tyre, ai duhet t’i bjerë kambanës së ndryshimit më 6 Mars !!!

Exit mobile version