Deputetët e PD në komisionin hetimor në inceneratorin e Fierit për të mbledhur prova: 28 mln euro nga buxheti i shtetit, objekti nuk është funksional

Deputetët demokratë në Komisonin hetimor për inceneratorët kanë zhvilluar pasditen e sotme në Fier për të parë nga afër dhe për të mbledhur prova për hetimet.

Deputetja e PD Dhurata Çupi tha se objekti i kom hetimor ka qenë ndjekja e procedurave ligjore, kontrata koncesionare, si kanë kaluar 28 mln euro nga buxheti i shtetit tek koncesionari.

“Objekti nuk punon, nuk është funksional. Depozita e mbetjeve është bosh. Kontrata është lidhur në 2016, duhet të përfundonte në 2019 dhe jemi në 2022. Shikoni, po përpunohet sot. Verifikohet qartë ajo që ka denoncuar opozita”, deklaroi Çupi.

Exit mobile version