Nga McGonigal te kullat e përbashkëta të Trekëndëshit të Bermudës/ Basha i përgjigjet komentuesit: Vota për Koalicionin Euroatlantik, është votë që të gjithë shokët e korruptuar të bashkohen tek 7×7=313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një komunikim live me ndjekësit në Facebook, ku iu përgjigj drejtpërdrejt komentuesve. Një nga qytetarët e pyet me ironi nëse kishte pirë kafe me kryeministrin, ndërsa Basha iu përgjigj duke thënë se kafen e pinë ata që marrin kulla nga Edi Rama, ndërsa ne i kemi çuar në SPAK për pazaret me votat dhe kullat.

Ai tha se Rama dhe aleatët e tij po bashkëpunojnë për të mbrojtur të korruptuarit dhe për të kontrolluar zgjedhjet me lista të mbyllura. Basha risolli në vëmendje çështjen McGonigal, duke e cilësuar një përpjekje të Ramës për ta dëmtuar politikisht, që përfundoi me dënimin e ish-zyrtarit të FBI-së në SHBA.

Në fund ai u bëri thirrje qytetarëve të ndëshkojnë me votë ata që, bashkë me kafen, u pijnë edhe gjakun shqiptarëve. Sipas tij, vota për Koalicionin Euroatlantik është votë që të gjithë shokët e korruptuar të bashkohen tek 7×7=313.

Pjesë nga biseda:

Jonuz Dura: Pive kafe me Edin, Lulo? Ai po të jep një rrogë të mirë, veç për të bërë pak lojëra…

Lulzim Basha: O Jonuz, ti e di fare mirë se kush pi kafe me Edi Ramën — kafen e pinë ata që marrin kulla nga Edi Rama. Ku ke qenë ti këto kohë? Nuk e ke marrë vesh? I kemi çuar në SPAK, se si bashkohen bashkë për kullat, se si bashkuan votat për të liruar të korruptuarit. Ta hoqën ty të drejtën për të zgjedhur deputetët që doje, sepse i bënë me lista të mbyllura. Fare mirë e di ti, Jonuz: jo kafe, por gjakun ua pi Trekëndëshi i Bermudës me në krye Edi Ramën.

Sa më do mua Edi Rama, e mori vesh gjithë bota, kur u kap me presh në duar duke paguar për të korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal. Siç e kapi media amerikane dhe pastaj e konfirmoi gjykata amerikane, që e dënoi me burg — vetëm e vetëm për të më bërë gropën mua. Gropë në të cilën ra vetë brenda.

E kanë marrë vesh të gjithë, prandaj thirri mendjes, dhe ndëshkoji me votë ata që, bashkë me kafen, ta pinë edhe gjakun – bashkë me Edi Ramën.

Ndërsa vota për mua dhe Koalicionin Euroatlantik është vota që edhe ata që i ka marrë malli për Edi Ramën te 7×7=313, të mos i marrë më malli – por të jenë të gjithë bashkë atje ku e meritojnë: para ligjit dhe para SPAK-ut.

Exit mobile version