“Turnin e kujt mban sot Elvis Roshi?”, Basha ironizon Ramën: Gjysmën e shokëve i ka te 7×7=313 dhe gjysmën tjetër në listën e bufit

Gjatë një komunikimi live me qytetarët në facebook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ironizoi takimin e krzeministrit në qytetin e Kavajës. Basha i drejtoi një pyetje publike Ramës, nëse e “kishte dalë para për ta pritur Elvis Roshi, apo se kishte turnin sot me PS-ën”.

Ai më tej tha se Roshin e kanë me turne Trekëndëshi i Bermudës, që sipas tij njëri e mban paadite dhe tjetri pasdite. Basha më tej vijoi me ironinë duke thënë se kryeministri gjysmën e shokëve i ka tek 7×7-313, dhe pjesën tjetër i ka depozitu në listën e bufit, duke iu drejtuar Berishës.

Basha gjithashtu përsëriti se në 11 maj zgjedhja është e qartë, vota për numrin 5 është votë për të nxjerr shokët e Ramës nga burgu, ndërsa vota për numrin 1 është për të nxjerr Ilir Metën nga qelia dhe për të çuar Elvis Roshin në Parlament. Sipas tij, vetëm vota për numrin 4, Koalicioni Euroatlantik, është votë për mbështetje të plotë ndaj SPAK dhe në luftë kundër korrupsionit.

“Dua t’i bëj një pyetje atij që ka ca kohë që nuk kthen dotas përgjigje. O Rame, ishe në Kavajë, Vis Roashi, apo Vin Roshi, ishte me ty apo jo? Pse sishte mo Ram në krahun tënd, apo s’kishte turnin sot. Si keni ai paradite, e ai në darkë, apo një ditë ti dhe një ditë shoku jot i Trekëndësiht të Bermudës. E mor Ram, gjysma e shokëve tek 7×7-313, e ca shokë të tjerë I ke depozitu te lista e atij që ti e quan bufi. Bufi, bufi, po s’të ndahet zemra nga bufi mo Ram. Mendon që do e çosh fushatën deri në fund duke u marrë vesh me bufin, që të harrojnë njerëzit premtimet që ke bërë dhe si ke mbajtur. Që të harrojnë njerëzit se si i ke gënjyer zgjedhje pas zgjedhjesh, për vende pune, për legalizim falas, për shëndetësi falas, dhe tani për futjen e Shqipërisë në BE. Rame, futja në Europë ka vetëm një kusht, pastrimin e politikës nga korrupsioni. Ndaj dhe në 11 maj zgjedhja e njerëzve do të kufizohet në një pyetje fare të thjesht, kundër SPAK-ut me 5-ën që të zgjedhi shokët nga 7×7-313, kundër SPAK-ut me 1-shin që premton të luftojë korrupsionin duke nxjerr Ilir Metën nga burgu dhe duke future Elvis Roshin në Parlament, apo kundër korrupsionit me Koalicionin Eroatlantik, numrin 4. E vetmja votë në mbështetje të SPAK dhe në luftë kundër korrupsionit. Kaq e thjesht është zgjedhja, kush është pro SPAK-ut, voton numrin 4, luftë kundër korrupsionit, çuarjen në burg e të gjithë politikanëve të korruptuar” – tha Basha.

Exit mobile version