Nga murtaja u izolua në shtëpi, koha kur Njutoni bëri zbulimin e shekullit

Isak Njutoni ka qenë një fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematicien anglez, i cili konsiderohet si një nga shkencëtarët më me influencë i të gjitha kohërave dhe figura kyçe në revolucionin shkencor.

 

Njutoni ka formuluar tri ligjet kryesore të matematikës: Ligjin e inercisë; ligjin e veprimit dhe kundërveprimit dhe ligjin e forcës. Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe të gravitetit universal që dominoi pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik. Ai ka ndërtuar teleskopin e parë praktik reflektues dhe zhvilloi teorinë e ngjyrës në bazë të vëzhgimit se një prizëm zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshëm. Po ashtu ai ka zbuluar edhe një ligj empirik të ftohjes dhe ka studiuar shpejtësinë e zërit. Ndërsa në fushën e matematikës, Njutoni në bashkëpunim me Gotfrid Lajbnicin kanë zbuluar njehsimin diferencial dhe integral.

Ai gjithashtu e demonstroi teoremën e binomit, dhe zhvilloi ‘metodën e Njutonit’ për gjetjen e zerove të një funksioni dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme. Së bashku me Gaussin dhe Arkimedin i takojnë ‘treshes së artë’ të matematikës. Ai, ndër të tjera zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se është njësoj me atë të Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj. Isak Njuton kishte lindur më 25 dhjetor 1642, në Woolsthorpe Manor, një fshat i vogël në qarkun e Lincolnshire.

JETA

Isak Njuton lindi ditën e Krishtlindjes të vitit 1642 në shtëpinë e tij në çifligun e Ullsthorp në Linkolnshajer. Ai lindi vetëm tre muaj mbas vdekjes së të atit, ndaj dhe i vunë emrin e të atit, Isak Njuton. Isaku lindi aq i dobët sa askush nuk besonte se ai do të mundte të mbijetonte. Nëna e tij, Hana Ajskou, u martua për të dytën herë. Njerku i pasur i Njutonit, Barnabas Smith, nuk pranoi të jetonte me djalin trevjeçar. E ëma me njerkun e lanë Isakun në Ullsthorp me gjyshërit Ajskou, ndërsa vetë shkuan të banonin në një fshat fqinj për të rritur djalin dhe dy vajzat e tyre. Për nëntë vjet, deri në vdekjen e njerkut, Isaku nuk e takoi nënën e tij. Kjo ndarje duhet të ketë qenë një ngjarje shumë e rëndë në jetën e djalit të vogël. Sipas dëshmisë së vetë Njutonit, ai hyri në shkollën e Grantham kur ishte 12 vjeç. Në shkollë studioi latinisht, pak greqisht dhe pak aritmetikë, por jo gjeometri. Ai shkruante në latinisht me të njëjtën lehtësi si në anglisht. Njutoni i ri, mjaft më i zgjuar se shokët, nuk ishte shumë i afruar me moshatarët e tij. Ndërmjet ngjarjeve jo të këndshme që i kishte mbetur në mendje nga rinia ishte vjedhja e qershive të Eduard Storer dhe mohimi i këtij veprimi.

Kur ishte më i rritur mendohet të ketë pasur një histori dashurie ndërmjet Njutonit dhe zonjushës Storer. Sipas saj, Njutoni mbeti shok i saj deri sa vdiq. Asnjë grua tjetër nuk mundi të tërheqë vëmendjen Njutonit. Ai u fut në kolegjin Triniti si subsajzër, student i varfër që jetonte duke kryer punë për studentët më të rritur (subsizarët qëndronin në fund të strukturës sociale të Kembrixhit). Sipas dokumenteve të kolegjit, ai ishte student më 1664, Beçelor i arteve më 1665, Fellou i ri më 1667, Master i Arteve dhe Fellou i Vjetër më 1668. Thuhet se më 1665, për shkak të epidemisë së madhe të murtajës Great Plague, u largua për ca kohë nga kolegji duke qëndruar në shtëpi. Thuhet se në atë kohë Njutoni, i nxitur nga rënia e një molle, hodhi hipotezën që edhe Hëna binte drejt Tokës në të njëjtën mënyrë. Njutoni arriti në përfundimin se forca tërheqëse e Diellit ndryshon në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e largësisë nga Dielli. Një nga arritjet e mëdha të Njutonit është zbatimi i tërheqjes së gjithësishme në lëvizjen e kometave. Newtoni tregoi që orbita e kometave duhet të jetë ose hiperbolike, pra kometat i afrohen vetëm një herë Diellit, ose një eklips i zgjatur, që do të thotë se duhet të kthehet periodikisht pranë Diellit ashtu si kometa e vrojtuar nga shoku i tij Halej. Në 1669 Njutoni bëhet Profesori Lukasiwn i matematikës. Njutoni shërbeu si mbikëqyrës i Thesarit Mbretëror që nga 1696-ta dhe u bë president i Royal Sosajwti më 1703, post që e mbajti derisa vdiq. Më 1705 ai bëhet i pari shkencëtar britanik që i jepet një titull kalorsiak për kërkimet e tij shkencore. Edhe pse ishte shumë i pasur, mënyra e jetesës së tij ishte fare modeste. Në shtëpinë e tij nuk kishte zbukurime dhe orendi të çmuara. Ai vdiq më 1727 pa lënë asnjë testament.

Sipas biografëve të tij, Njutoni ishte serioz dhe i qetë. Nuk bënte kurrë shaka. Ishte shumë i ndershëm “ndershmëria e tij mund të krahasohej vetëm me intelektin e tij. ”Libri i tij “Principia” konsiderohet si vepra më e madhe e shkruar ndonjëherë.

FAKTET

Në vitin 1642, vitin që Galileo Galilei vdiq, Isak Njutoni lindi shtatanik në ditën e Krishtlindjes. Me emrin e të atit, i cili vdiq 3 muaj para se ai të lindte, Isaku ishte një bebe e pazhvilluar dhe të gjithë mendonin se nuk do të mbijetonte. Mamaja e tij thotë se nuk peshonte as një çerek kilogrami. Njutoni gati sa nuk u bë fermer, pasi ai lindi në një familje fshatarësh. Kur ishte 17-vjeç, mamaja insistoi ta linte shkollën të merrej me fermën e familjes. Për fat të mirë, Njutoni ishte një fermer i keq dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai ia mbushi mendjen mamasë ta linte të ndiqte kolegjin “Trinity” në Kembrixh.

Njutoni dhe pema e mollës, është histori e vërtetë. Historia e popullarizuar nga Volteri thotë se Njutoni u frymëzua kur pa një mollë të binte ndërsa ecte në oborrin e familjes në Woolsthorpe, për të formuluar teorinë e forcës universale të rëndesës (një version është dhe që molla i ra në kokë). Shkolla “King” në Grantham, që Njutoni ndoqi, e mban pemën në oborrin e saj. Njutoni ishte i fshehtë, rrallë publikonte. Nuk ka dyshime se Njutoni ishte i shkëlqyer, por pjesa më e madhe e zbulimeve të tij janë bërë të njohura kur ai ishte 27-vjeç. Eksperimentet për natyrën e dritës, se drita e bardhë përbëhet nga një spektër ngjyrash, ia paraqiti “British Royal Society” kur ishte 30 vjeç. Fshehtësia e tij ka shkaktuar mjaft zënka. Njutoni ishte jashtëzakonisht besimtar. Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Perëndisë. Por vetë Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Perëndia drejton gjithçka dhe ai di si bëhet”. Por nuk besonte tek satani apo trinia e shenjtë. Me gjithë bindjet e thella fetare, Njutoni ishte jokonformist kur bëhej fjalë për besimin tek trinia e shenjtë .

Ky duhet si qëndrim i arsyeshëm për një burrë të shkencës, por në atë kohë e kundërta besohej e vërtetë. Njerëzit e shkolluar besonin ekzistencën e trinitetit dhe pikëpamjet e tij ishin blasfemi. Njutoni ishte i dhënë pas Biblës. Bibla ishte pasioni më i madh i Njutonit. Ai shkroi më shumë për fenë se sa shkencën dhe matematikën. Njutoni llogariti datën e kryqëzimit të Jezus Krishtit, 3 prill, në vitin 33 pas Krishtit dhe datën më të hershme të apokalipsit si vitin 2060, pas Krishtit. Një nga parashikimet e tij u realizua: Hebrenjtë u kthyen në Izrael. Njutoni ishte alkimist. Letra të zbuluara kohët e fundit të Njutonit zbuluan interesin sekret të alkimisë (në kthimin e metalit bazë në ar) dhe se ka shkruar gjerë për eksperimentet e kryera. Studimet i ka mbajtur të fshehta kur ishte gjallë. Bërja e arit dhe argjendit ishte krim nën një ligj të vitit 1404. Njutoni luftoi me falsifikatorët. Në vitin 1696, Njutoni u bë drejtor i London Mint”, vendit ku priteshin paratë dhe iu dha detyra e zbulimit të falsifikimeve, gjë që ishte e përhapur në atë kohë. Ai mblodhi prova, u maskua dhe kërkoi në bare dhe taverna. U shpall “Gjykatës i Paqes” për një vit kreu 200 hetime. Pas gjyqit urdhëroi shkatërrimin e provave. Njutoni politikani shqiptoi vetëm një fjali. Njutoni u zgjodh Anëtari i Parlamentit në vitin 1689 dhe shërbeu ekzaktësisht për një vit. Ai nuk është shquar asnjëherë si politikan i zoti, pasi nuk ishte profesioni i preferuar. Gjatë kësaj kohe, ai tha vetëm dhe vetëm një fjali gjatë seancave të gjata. Ai i kërkoi një personi pranë të hapte dhe të mbyllte dritaren e ajrosjes.

Exit mobile version